21

"TV 21" filloi transmetimet në Maqedoninë e Veriut në shtator 2015. Televizioni ka programe në gjuhën maqedonase dhe në shqip. Investimi fillestar ishte 6.5 milionë euro. Selia qendrore dhe mjediset kryesore i ka në kinemanë Vardar në Shkup, e cila është nën pronësinë e pronarëve të "TV 21". Në kohën kur u themelua, drejtori i televizonit ishte Valon Saracini, një ish-ministër i ekonomisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, (BDI), partia më e madhe politike shqiptare në vend. Për shkak të kësaj, stacioni televiziv është profilizuar në disa media si pranë kësaj partie. Në Kosovë, familja Kelmendi-Saracini janë pronarë të "Radio Television 21". "Radio 21" filloi transmetimet në vend më 1998 përmes transmetuesit britanik të shërbimit publik "BBC", ndërsa më pas u themelua "Television 21". Ish-gazetarët që prodhonin lajmet në radio, Aferdita Kelmendi, Florin Kelmendi dhe Xheraldina Vula, tani janë pronarë të "Company 21", e cila është pronare e stacionit televiziv në Maqedoninë e Veriut.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

CBC Company 21-M

Pronësi

Struktura e pronësisë

Television 21 është nën pronësinë e kompanisë kosovare "Company 21 DOO". Aferdita Kelmendi ka 60% të aksioneve të kompanisë ndërsa Eugene Saracini ka 20%. Gazetarja Xheraldina Vula, e cila është një kolege e vjetër e Kelmendit, ka 10% aksione. Florian Kelmendi, i cili është gjithashtu gazetar, ka të njëjtën paketë.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2015

Interesat e lidhur të themeluesit

Afërdita dhe Florin Kelmendi

janë gazetarë nga Kosova që janë të pranishëm në biznesin e medias në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

Interesat e lidhur të administratorit

Afërdita Kelmendi

vendosi të krijojë "Radio/TV 21" në Kosovë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Gjithsesi, për shkak se autoritetet nuk i dhanë asaj leje, ajo filloi të transmetojë në internet. Siç deklarohet në raportet mediatike, autoritetet serbe të kohës, të cilat kontrollonin territorin e Kosovës së sotme, shkatërruan pajisjet e medias dhe vranë kolegun e Kelmendit, ndërsa ajo vetë u arratis nga vendi dhe u zhvendos në Shkup si refugjate.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Fatmir Aliu

ka punuar si gazetar në Prishtinë që nga viti 2004. Ai është gazetar i njohur në Kosovë që ka punuar për shumë media, përfshirë ndërkombëtaren "Radio Free Europe" dhe "BIRN". Në vitin 2015 ai u bë redaktor i "Television 21" në Shkup. Fatmir Aliu është dhëndri i Afërditës; ai është i martuar me vajzën e saj Parta Kelmendi.

Kontakt

Adresa: Macedonia str. No.10 , 1000 Shkup

еmail: info@tv21.tv

tel: +38923135631

web: mk.tv21.tv

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

836.179 $ / 49 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

2.599 $ / 152.313 MKD

Reklamat (si % e financimit total)

828.329 $ / 48.54 Mln. MKD (99%)

Pjesa e tregut

3.99%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union