24
TV "24" transmeton në gjuhën maqedonase përmes satelitit në të gjithë vendin. Fillimisht i njohur si "24 Vesti" kur nisi më 2010, kjo media është cilësuar si "CNN maqedonase" dhe përqendrohet ekskluzivisht te lajmet. Më 2017 ajo u ribrandua si "24", duke kaluar nga një kanal lajmesh njëzet e katër orëshe në një format gjeneralist. Përveç lajmeve, kanali zgjeroi përmbajtjen për të përfshirë filma, seriale dhe forma të tjera të dëfrimit. TV "24" është një rrjet televiziv satelitor, pronësia e së cilit ka pasur pikëpyetje që nga fillimi. Në letra, pronari është biznesmeni austriak Jürgen Maixner, përmes dy kompanive të tij, "JM-Data" dhe "Cable 24." Pronari i operatorit kabllor Robert Dimitrov deklaroi publikisht më 2017 se Maixner jo vetëm që është i njohur i tij por edhe që Telekabel ka dhënë kredi për TV "24", duke ushqyer spekulime se ai është pronari i vërtetë i kësaj mediaje. Në vitin pasues, më 2018, motra e Robert Dimitrov, Zhanzhanina Stojanova, tentoi të blejë TV "24" përmes kompanisë së saj "Robi Engineering", të cilën e ka nën pronësi. Gjithsesi, Këshilli i Transmetimeve nuk e lejoi blerjen për shkak se kjo do të sillte përqendrim të medias dhe të operatorit kabllor, duke shkelur ligjet rregullatore.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
CBC 24 Vesti
Struktura e pronësisë
Pronari 100% i TV "24" është austriaku Jürgen Maixner përmes dy kompanive. Maixner ka nën pronësi kompaninë austriake "JM-Data", e cila, nga ana e saj, është themeluese e kompanisë së investimeve "Cable 24," regjistruar në një adresë në një ndërtesë biznesi që gjendet drejtpërsëdrejti në brigjet e lumit Danub në qytetin austriak të Linzit.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2010
Interesat e lidhur të themeluesit
Është shtetas austriak 45 vjeç që ka zhvilluar një biznes telekomunikacioni në vendin e tij të lindjes. Përmes kompanisë "JM-Data", ai ka nën pronësi kompaninë "Aikol", e cila, pesëmbëdhjetë vjetmë parë u shpall si partner i kompanisë "Telekabel" në Maqedoni për biznesin e telefonisë tokësore në vend. "JM-Data" është gjithashtu pronar i tërthortë i Televizionit "24" përmes kompanisë "Cable 24". Vesna Meixner, bashkëshortja e Jürgen Meixner, është menaxhere shitjesh për Ballkanin e "JM-Data". Ajo është nga qyteti maqedonas Stip. Jürgen Meixner është gjithashtu pronar i një kompanie të tretë telekomunikacioni - "Janetz".
Interesat e lidhur të administratorit
përveç të qenit drejtoreshë ekzekutive e TV "24", ajo është aksionere minoritare në kompaninë aksionere “Elmas” nga Stip me 0.914 për qind të aksioneve. Kjo kompani aksionere ka për pronar dominues me 89% kompaninë "Telekabel", të Robert Dimitrov. Marrëdhënia e Sonja Stojanovas me këtë operator kabllor është shumë vite e vjetër dhe kjo shikohet te të dhënat e MARnet ku ajo shfaqet si personi i kondaktit i ish faqeve të internetit të "Telekabel", robi.com.mk dhe telekabel.net.mk.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
një gazetare me eksperiencë në Maqedoni, specializuar në mbulimin e politikave ekonomike. Ajo ka punuar në shumë media maqedonase para se të bashkohej me "24" më 2011 pasi televizioni ku ajo punonte më herët, "A1", u mbyll. Pas dhjetë vitesh në TV "24", ajo u emërua kryeredaktore në vitin 2020.
Kontakt
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
654.609 $ / 38.36 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
-356.144 $ / -20.87 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
528.158 $/ 30.95 Mln. MKD (80.7%)
Pjesa e tregut
2.54%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
