Alfa

Television Alfa u krijua si një projekt nga një grup biznesmenësh maqedonas nga sektorë të ndryshëm, të cilët bashkuan forcat për të hyrë në biznesin e medias. Më 2008, kompanitë Fersped (transport), Makosped (Transport), Tehnometal Vardar (tregti), dhe Europa (manifakturë veshjesh) blenë kompaninë Alfa Skopje nga biznesmeni grek Dimitris Kondominas. Alfa, nën emrin e mëparshëm TV Skopje, kishte një lincencë për televizion lokal që nga viti 1998 dhe kishte programe dëfrimi pa përmbajtje të të drejtës së autorit. Pas blerjes nga grupi i biznesit, kompania aktuale e transmetimeve Alfa u krijua, me investime të mëdha në pajisje, staf dhe studio për një projekt ambicioz mediatik. Personi më me ndikim në televizion në atë kohë ishte biznesmeni Sterjo Nakov, kompania Fersped e të cilit kishte paketën më të madhe të aksioneve, me 57%. Nakov, krahas partnerëve të tij, konsiderohej një biznesmen me ndikim që u shfaq në tranzicionin post-socialist nga pronësia publike nën pronësinë private në vitet 1990 dhe shikohej si njeri afër partisë SDSM, e cila në at ëkohë ishte në pushtet. Më 2012 një ndryshim drastik ndodhi kur paketa e Fersped në televizion u ble nga biznesmeni serb Veselin Jevrosimovic përmes kompanisë së tij CHS Invest. Një vit më vonë, Alfa mori licencë kombëtare por ndryshoi tërësisht politikën e vet editoriale, duke ndryshuar nga kritik në mbështetës të partisë në pushtet, VMRO-DPMNE. Pas ndryshimit në vitin 2017, Alfa mbeti i vetmi televizion kombëtar me politikë editoriale të krahut të djathtë, pranë VMRO-DPMNE. Në të njëjtin vit pati njëndryshim në pronësi kur Jevrosimovic shiti shumicën e aksioneve te hungarezi Peter Schatz (99 për qind) dhe te biznesmeni serb Goran Balac (një për qind). Ky ndryshim nuk solli ndryshime dramatike në politikën editoriale apo në skuadrën redaksionale.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

TRD Alfa

Pronësi

Struktura e pronësisë

Alfa TV është tërësisht nën pronësinë e "Alfa Skop". Nga kjo kompani, 57 për qind e aksioneve janë nën pronësinë e "CHS Invest", ndërsa paketa të tjera prej 17, 15 dhe 11 për qind i përkasin kompanive "Makoshped", "Europa" dhe "Tehnometal Vardar", e cila ka shpallur falimentin. Pronarët e "CHS Invest" janë Goran Balac me 1 për qind dhe kompania "Target Media" me 99 për qind. "Target Media" është tërësisht nën pronësinë e hungarezit Peter Schatz, gjë që e bën atë pronarin kontrollues fundor të këtij kanali televiziv.

Pronar indvidual

56.4%

Grup / Pronar indvidual

Makosped

Makosped është një kompani aksionere për transport ndërkombëtar. Aksionet më të mëdha mbahen nga kompania tregtare me shumicë dhe pakicë MEPKOM, nën pronësinë e Koco dhe Marika Mocan dhe kompanisë aksionere Lotaria e Maqedonisë së Veriut.

17%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2008

Interesat e lidhur të themeluesit

Sterjo Nakov, Alfa Skop

Në kohën e themelimit të televizionit "Alfa", kompania themeluese "Alfa Skop" ishte nën pronësinë e katër kompanive, nga të cilat, "Fersped" kishte paketën dominuese me 57 për qind të aksioneve ndërsa pjesa tjetër e aksioneve ishin të shpërndara mes "Fersped" (17%), "Evropa" (11%) dhe "Tehnometal Vardar" (15%). Pronari i "AD Fersped" ishte biznesmeni Sterjo Nakov, i cili konsiderohet gjithashtu si themeluesi i televizionit. Nakov ishte një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000 dhe ishte i përfshirë në anije, verari, turizëm dhe biznese të tjera.

Interesat e lidhur të administratorit

Jani Bojadzi

Është regjisor maqedonas i cili ka drejtuar mbi dhjetë filma, serialë televizivë dhe dokumentarë. Ai nuk ka karrierë të njohur gazetareske dhe as eksperiencë të dukshme më industrinë e lajmeve deri në pikën kur u emërua drejtor ekzekutiv në televizionin "Alfa" në vitin 2019.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Nikola Krstic

Është diplomuar në gazetari dhe ka një karrierë prej dy dekadash të gjatë, të cilën e nisi si reporter në televizionin "Kanal 5". Ai ka punuar gjithashtu për televizionin "A1", tashmë i mbyllur, si dhe në “Radio Televizionin Maqedonas”. Ai u bë pjesë e "Alfa" fillimisht më 2013 ndërsa në vitin 2020 iku në Shtetet e Bashkaura, ku punoi te “Zëri i Amerikës” për dy vjet. Kur u kthye në shtëpi, ai u kthye te "Alfa", ku u emërua kryeredaktor në dhjetor 2022.

Kontakt

Adresa: Kacanicki pat, Vizbegovo BB, 1000 Shkup

еmail: alfatv@alfa.mk

tel: +389922600370

website: www.alfa.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

2.09 Mln $ / 122.64 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

6.987 $ / 409.465 MKD

Reklamat (si % e financimit total)

627.817 $ / 36.79 Mln. MKD (30%)

Pjesa e tregut

3.02%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union