Almakos

Portali në gjuhën shqipe "Almakos" filloi të punojë më 2011. Në fillim, "Almakos" ishte nën pronësinë e organizatës jofitimprurëse "Onlimit Media", e cila është ende aktive, dhe rendit Semi Mehmetin si drejtor menaxhues. Botuesi i "Almakos" është tashmë kompania e marketingut, prodhimit dhe medias online "ZOOM IN DOOEL Skopje", pronari dhe personi i autorizuar i së cilës është Semi Mehmeti. "Onlimit Media" është gjithashtu publikues i portalit në gjuhën maqedonase "Zoom".

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Ndërkombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

ZOOM IN

Pronësi

Struktura e pronësisë

Portali i gjuhës shqipe "Almakos" është nën pronësinë e kompanisë për marketing, produksion dhe media online "ZOOM IN DOOEL Shkup", pronari dhe personi i autorizuar i së cilës është Semi Mehmeti.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2011

Interesat e lidhur të themeluesit

Semi Mehmeti

është gazetar me shumë vite eksperiencë në media. Përveç "Almakos", ai ka edhe nën pronësi portalin informativ "Zoom". Ai është aktiv në Shoqatën e Gazetarëve dhe është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Këshillit të Etikës, organit vetërregullues të medias. Semi Mehmeti është i biri i gazetarit të mirënjohur Kim Mehmeti.

Interesat e lidhur të administratorit

Semi Mehmeti

Shiko më sipër

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Semi Mehmeti

Shiko më sipër.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Kim Mehmeti

është gazetar dhe publicist. Ai ka qenë redaktor i gazetës së përditshme "Flaka e Vllaznimit", e cila botohej në kohën kur Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e Jugosllavisë. Kim Mehmeti është një nga themeluesit e të përditshmes në gjuhën shqipe "Lobi", e cila u botua mes viteve 2001 dhe 2006, ndërsa mes viteve 2003 dhe 2004 ai ka qenë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i shërbimit publik “Radio dhe Televizioni i Maqedonisë”.

Kontakt

Adresa: Miroslav Krleza 14 , 1000 Shkup

е-mail|: semi@almakos.com

tel: + 389 71 322 229

website: almakos.com

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

69.113 $ / 4.05 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

25.939 $ / 1.52 Mln. MKD

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union