Alsat-M

Në fillesat e veta, "Alsat-M" ishte pjesa maqedonase e projektit rajonal "Alsat", i cili synonte të ishte një stacion televiziv që operonte në tre vende (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut) dhe që transmetonte përmes satelitit. Si televizion satelitor, "Alsat" transmetonte nga Tirana një program njëzet e katër orësh për dhjetë milionë abonentë në fillim të vitit 2003. Gjithsesi, projekti rajonal nuk pati sukses duke lënë "Alsat-M" si median e vetme që transmeton vetëm në Maqedoninë e Veriut. "Alsat-M" ishte televizioni i parë dygjuhësh në Maqedoninë e Veriut, i cili filloi të transmetojë programe në shqip dhe në maqedonisht në të njëjtin kanal. Ai u bë i njohur për praktikën e pasjes së skuadrave të gazetarëve dhe redaktorëve të etnive të ndryshme që përgatisnin lajmet. Kontributet e gazetarëve përktheheshin në të dyja gjuhët dhe transmetoheshin veçmas, fillimisht në shqip dhe më pas në maqedonisht. Televizioni përdori gjithashtu këtë përpjekje për të kapërcyer barrierat etnike dhe gjuhësore në median maqedonase si strategji marketingu. Vendimmarrës kyç në këtë televizion që nga themelimi ka qenë familja Velija, fillimisht themeluesi, Vebi dhe më pas i biri, Ferik Velija.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

CBC Alsat-M

Pronësi

Struktura e pronësisë

"Alsat-M" është nën pronësinë e dy njerëzve Ferik Velija dhe Imihane Velija, secili ka nën pronësi 0.07% të pronësisë së televizionit ndërsa entiteti ligjor "VE VE GROUP DOO", ka 99.86%. Pronari i shumicës së "Ve Ve Group" është Imihane Velija me 88%; ajo është e ëma e Ferik Velija. Pjesa e mbetur prej 12% të aksioneve në "Ve Ve Group" mbahen nga gruaja e Ferikut Zana Velija. Familja Velija ka 100% kontroll mbi median "Alsat-M".

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2004

Interesat e lidhur të themeluesit

Vebi Velija

Themelus i televizionit "Alsat-M", shpesh është përshkruar si një nga biznesmenët më të fuqishëm të Ballkanit me kombësi shqiptare. Ai lindi në fshatin Gradec të Gostivarit dhe zhvilloi biznesin e tij jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në vendet e rajonit. Kompania e tij e mirënjohur “VeVe Group" ishte kompani konsulence që ofronte shërbime në fushën e energjisë, mjedisit dhe menaxhimit të projekteve. "Alsat" ishte një projekt i konceptuar si një stacion satelitor rajonal që duhej të mbulonte zonat e Ballkanit me popullsi shqiptare. Stacioni televiziv filloi operimet në Shqipëri dhe transmetoi në Maqedoninë e Veriut më 2004. Vebi Velija ishte edhe themelues dhe president i Fondacionit Velija për kulturë, president i “Shoqatës së Industrialistëve dhe Investitorëve të Shqipërisë”, anëtar i iniciativave rajonale “Seki” dhe organit këshillimor për biznesin të “Paktit të Stabilitetit”. Përveç kësaj ai ka qenë anëtar i “Këshillit Kombëtar të Punës” të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe një anëtar i Bordit Mbikëqyrës së Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja. Ai vdiq në moshën 61 vjeç në vitin 2009.

Interesat e lidhur të administratorit

Ferik Velija

Është i biri i themeluesit të televizionit Vebi Velija. Pasi i ati u nda nga jeta, ai mori menaxhimin e kompanisë mediatike. Ai gjithashtu trashëgoi menaxhimin e bizneseve kryesore të familjes Velija, kompaninë e konsulencës "VeVe Group", e cila ofron shërbime për institucionet dhe korporatat e mëdha në sektorët e energjisë, transportit, mjedisit e të tjera në Maqedoninë e Veriut dhe në vende të tjera të rajonit. Ai ka qenë i përfshirë në bizneset e të atit që nga viti 1992 dhe ka drejtuar ato tërësisht pas vdekjes së Vebi Velisë në vitin 2009.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Admir Qose

Ka qenë kryeredaktor i "Alsat-M" që nga viti 2015. Ai ka nisur karrierën si gazetar në televizionin shqiptar "TeleNorba" në Tiranë dhe u bashkua me "Alsat-M" në 2006 si gazetar dhe redaktor. Përveç të qenit gazetar, ai ka punuar edhe si përkthyes dhe si profesor i filozofisë.

Kontakt

Adresa: blvd. Krste Petkov Misirkov , TC Mavrovka 1000 Shkup

еmail: alsat@alsat-m.tv

tel: +389 2 3216070

website: alsat.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

2.78 Mln $ /162.98 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

59.898 $ / 3.51 Mln. MKD

Reklamat (si % e financimit total)

2.4 Mln $ /140.9 Mln. MKD (86.45%)

Pjesa e tregut

11.57%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union