Antenna 5
Radio "Antenna 5" është një nga radiot më të vjetra dhe më popullore private në Maqedoninë e Veriut. Është një radio muzikore që transmeton më së shumti këngë hit popullore dhe raporton nga aktivitetet kryesore dëfryese, të tilla si MTV Aëards, Exit Music Festival dhe të tjera. Një nga gjërat e njohura të "Antenna 5" është se skuadra e saj ka intervistuar më shumë se 1 mijë yje të muzikës botërore. Në fakt, jingle “Ju po dëgjoni Radio Antenna 5” (në maqedonisht dhe në anglisht) është regjistruar nganjë numër i madh muzikantësh të famshëm. Për më shumë, radio është menaxhuar nga e njëjta skuadër themeluese që nga krijimi, kryesisht për të mbajtur të njëjtën skemë programacioni të radios muzikore, me shumë pak program informativ, si dhe për të përfshirë informacionin në shërbim. "Antenna 5" nuk njihet si media që ka lidhje politike dhe as nuk është përfshirë në propagandë politike jashtë reklamave të paguara të rregullta gjatë fushatave zgjedhore.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
CBC Radio Antenna 5
Struktura e pronësisë
Radio Antenna 5 është nën pronësi të tre partnerëve - Zoran Petrov, Kosta Janevski dhe Marjan Gushev, të cilët kanë pjesë të barabarta.
Grup / Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1993
Interesat e lidhur të themeluesit
kanë qenë pronarë të radio "Antenna 5" që nga fillesat. Ata janë të njohur për publikun pothuajse tërësisht vetëm për punën e tyre në radio, ku janë menaxherë, ndërsa Zoran Petrov ka qenë edhe DJ. Nuk ka informacion mbi Petrov dhe Janevski mbi përfshirje në biznese të tjera ndërsa Gushev është edhe pronar i kompanisë së programeve kompjuterike "Innovation" dhe "Innovation Academy".
Interesat e lidhur të administratorit
I njohur gjithashtu si DJ Dynamite, ka qenë drejtor i radios “Antenna 5" që nga themelimi. Ai njihet gjithashtu si drejtues i spektaklit "Cao Antenna". Në karrierën e tij ai ka qenë anëtar i jurisë në British Music Aëards dhe një përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në MTV Adria.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Shiko më sipër
Kontakt
Adresa: Tetovska No.35, 1000 Shkup
е-mail: mail@antenna5.com.mk
Tel: +389 2 311 1911
website: www.antenna5.com.mk/Default
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
492.151 $ / 28.84 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
27.645 $ / 1.62 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
490.615 $ / 28.75 Mln. MKD (99.7%)
Pjesa e tregut
2.36 %
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
