Expres
"Expres" është një faqe interneti maqedonase e themeluar në vitin 2017 dhe nën pronësinë e drejtoreshës ekzekutive Katerina Zlatanovska Popova. Politika editoriale është e krahut të djathtë, gjë që më së shumti reflektohet nga raportimi i çështjeve të skenës së brendshme politike, të tilla si zgjidhja e mosmarrëveshjesh maqedono-greke për emrin, bllokada bullgare dhe marrëdhëniet e brendshme mes shumicës maqedonase dhe minorancës shqiptare.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Ndërkombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
Express Media Group
Struktura e pronësisë
"Expres" është një faqe interneti informative nën pronësinë e kompanisë private "Express Media Group". Pronari i vetëm i "Express Media Group" është Katerina Zlatanovska Popova.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2017
Interesat e lidhur të themeluesit
Punon si këshilltare për zhvillimin e karrierës dhe trajnere për aftësi të buta. Ajo u punësua si menaxhere e burimeve njerëzore në shumë kompani maqedonase.
Interesat e lidhur të administratorit
Shiko më sipër.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Ka punuar si gazetar dhe redaktor përgjatë karrierës së vet. Ai është diplomuar nga Fakulteti i Filolzofisë në universitetin më të madh të Maqedonisë së Veriut "Shën Kiril dhe Metodius të Shkupit". Si gazetar ai ka punuar në “Nova Makedonija” mes viteve 1985 dhe 1999 dhe në gazetën "Utrinski Vesnik" në periudhën 1999 deri më 2017.
Është gazetar dhe redaktor. Ai u diplomua në Fakultetin e Gazetarisë në “Universitetin Shën Kiril dhe Metodi në Shkup", dhe në gati tre dekada karrierë ka punuar në gazetat "Studentski zbor" dhe "Dnevnik", në "Agjencinë Informative të Medas" (MIA) dhe për periudhën më të gjatë, nga 1999 deri më 2016, te gazeta e përditshme "Utrinski Vesnik".
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Është kolumnist i rregullt dhe bashkëpunëtor i Expres. Ai ka diplomë në gazetari dhe ka nisur karrierën e tij më 1991 në Radio Televizionin e Maqedonisë (MTV) ku qëndroi deri në vitin 1999. Ai ka punuar në televizionin A1 dhe në televizionin Kanal 5, në Agjencinë e Informimit të Maqedonisë (MIA) dhe aktualisht është redaktor dhe prezantues i emisionit “Fli nëse mundesh” në TV Alfa.
Kontakt
Adresa: Bulevar Ilinden number 5/8, Centar, Shkup
email: expressmedia2017@gmail.com
website: www.expres.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
21.672 $ / 1.27 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
-10.418 $ /`-610.504 MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
