Faktor

"Faktor.mk" nisi si një medium për ekonomiksin, financën dhe biznesin më 2012. Ajo u njoftua si një medium, i cili do të mbushë hapësirën bosh në media me informacion nga këto fusha. Prodhon lajme, analiza dhe intervista dhe është një nga të paktat portale që rregullisht monitoron ndryshimet në tregun e aksioneve të Maqedonisë dhe publikon të dhëna mbi bizneset e sigurimeve dhe të bankave. Përgjatë viteve, ai është profilizuar si portal që publikon informacion të përditshëm mbi politikën, drejtësinë dhe arsimin. Ai publikon gjithashtu komente të shkruara nga profesorë akademikë dhe analistë. Faktor është gjtihashtu qendra e një grupi mediatik që përbëhet në total nga katër portale. Përveç Faktor, që është më i ndjekuri prej tyre, kompania Faktor Portal publikon edhe “Zenski magazin” (Revista e Grave), "Mashki magazin" (Revista e Burrave) dhe "Hashtag"."

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Ndërkombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Faktor Portal

Pronësi

Struktura e pronësisë

"Media online "Faktor.mk" është tërësisht nën pronësinë e biznesmenit Aleksandar Manev. Më 2020, bashkëthemeluesi Krste Shajnoski, la strukturën e pronësisë pasi u zgjodh te Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2012

Interesat e lidhur të themeluesit

Aleksandar Manev

Është biznesmen maqedonas. Ai kka qenë drejtor i një fondi investimesh dhe president i një grupi kompanish për menaxhimin e fondeve të investimeve. Ai ka qenë drejtor i përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve "Croatia Insurance" në Maqedoninë e Veriut për tre vitet e fundit. Ai është gjithashtu anëtar i organizatës së shoqërisë civile, aktualisht jo aktive, "Innovation Laboratory", e cila është themeluar për të stimuluar novacionin, si dhe i Asamblesë së Dhomave të Tregtisë.

Interesat e lidhur të administratorit

Katerina Jordanovska-Maneva

Është menaxhere për komunikime të korporatës dhe marketingut në kompaninë e sigurimeve "Croatia Insurance". Ajo është drejtoreshë e "Faktor Media Group DOO".

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Nina Nineska-Fidanoska

Është gazetare me eksperiencë dhe redakdore e cila merret kryesisht me çështje ekonomike. Ajo ka punuar në shumë media, mes të tjerave ka qenë kryeredaktore e gazetës tashmë të mbyllur "Utrinski Vesnik", dhe gazetare në televizionin kombëtar "Telma".

Kontakt

Adresa: Blvd. Metropolit Teodosij Gologanov no. 49/2-2, 1000 Shkup

е-mail: contact@faktor.mk

tel: +389 70241124

website: faktor.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

354.096 $ / 20.75 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

64.676 $ / 3.79 Mln. MKD

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union