Fokus

"Fokus" është gazeta në e vjetër e përjavshme në Maqedoninë e Veriut, e cila publikon artikuj gazetareskë mbi tema politike dhe shoqërore. Themeluar nga gazetari Nikola Mladenov, numri i parë i saj doli më 23 qershor, 1995.

Gjatë periudhës 2011 – 2013, përvecc të përjavshmes, Nikola Mladenov publikoi edhe një gazetë të përditshme të quajtur "Daily Fokus".

Në mbrëmjen e 26 marsit 2013, Mladenov vdiq në një aksident rrugor pranë Shkupit. Si gazeta e përjavshme ashtu edhe ajo e përditshme ndërprenë publikimin ndërsa kompania që i publikonte ato u mbyll.

E përjavshmja "Fokus" rinisi publikimin në qershor 2013, me një kompani të re, "Media Plus Fokus", si botues.

Që nga viti 2018, "Fokus" ka marrë subvencionime shtetërore, të cilat mbulojnë gjysmën e kostos së shtypjes dhe të shpërndarjes së gazetës. Për periudhën 2018-2022, ajo mori afërsisht 297,000 euro.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Media Plus Fokus

Pronësi

Struktura e pronësisë

"Fokus" është nën pronësinë e kompanisë "Media plus Fokus", e cila është në pronësinë e Biljana Troshanovska.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1995

Interesat e lidhur të themeluesit

Nikola Mladenov

themeloi "Fokus" si një nga mediat e para private të pavarura në Maqedoninë e Veriut. Gazeta promovoi pluralizmin si vlerë shoqërore. Në periudhën nga viti 2011 deri më 2013, Nikola Mladenov, themeloi krahas të përjavshmes edhe të përditshmen të quajtur "Daily Fokus". Mladenov vdiq në aksident me makinë një natë pranë Shkupit më 26 mars 2013. Për një kohë të gjatë vdekja e tij ishte një temë politike e debatuar shumë, me dyshime mbi versionin zyrtar të ngjarjeve, që niseshin nga qëndrimi kritik ndaj qeverisë së kohës. Bashkëshortja e tij hodhi poshtë dyshimet në mënyrë kategorike në një intervistë, duke pretenduar se bashkëshorti i saj vdiq në një aksident me makinë. Për të nderuar punën e tij, Instituti Maqedonas i Medias emëroi çmimin e vet kryesor për lajmin më të mirë investigativ "Nikola Mladenov".

Interesat e lidhur të administratorit

Biljana Troshanovska

është motra e themeluesit Nikola Mladenov të "Fokus", i cili është ndarë nga jeta

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Vlatko Stojanovski

është gazetar që ka punuar në shumë media të shkruara. Ai ka punuar në "Fokus" që nga viti 2011 dhe u bë kryeredaktor më 2022.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Biljana Mladenova

është bashkëshorte e të ndjerit themelues të "Fokus", e cila punon gjithashtu te gazeta e përjavshme. Si përfaqësuese e "Fokus", Biljana Mladenova është themeluese e Shoqatës për Median e Shtypur. Shoqata u themelua nga disa njerëz dhe më 2018 ata arritën objektivin për të siguruar subvencionime shtetërore për median e shtypur.

Kontakt

Adresa: "Vasil Glavinov" nr. 14-1/13, 1000 Shkup

Tel: + 398 76 346 514

email: fokuspress@yahoo.com

website: www.fokus.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

430.206 $ / 25.21 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

-3.627 $ / -212.532 MKD

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union