Infomax
"Infomax" është portal i informacionit të përditshëm që ka qenë në operim që nga viti 2013 nën sloganin “Informacion pa cenzurë". Njihet në publik si media me politikë editoriale të krahut të djathtë, jo vetëm për shkak të lidhjeve me skenën politike të brendshme, por edhe me marrëdhëniet e saj ndërkombëtare. Kjo mund të shikohet në përfaqësim disproprorcionalisht më të lartë të aktiviteteve të partisë së qendrës së djathtë VMRO-DPMNE, në krahasim me partinë në pushtet, socialdemokratët (SDSM). Kjo është e qartë edhe nga favorizimi i këndvështrimeve të joliberalëve të njohur evropianë dhe botërorë, të tillë si presidenti i Rusisë Vladimir Putin, Kryeministri i Italisë Viktor Orbán, politikani italian Matteo Salvini dhe të tjerë. Dokumente të publikuara në portal më 2019, të cilat ishin dëshmia nga hetimi i biznesmenit Orce Kamchev në rastin "Racket". Për këtë publikim, pronari dhe kryeredaktori Aleksandar Mitovski, u akuzua dhe u dënua me burg me vendim të pezulluar për nxjerrjen e sekreteve shtetërore. Gazetarët e "Infomax" janë përleshur me policinë dy herë. Më 2018 policia arrestoi Borislav Stoilkovic gjatë një proteste kundër ndryshimit të emrit të vendit, që u zhvillua para parlamentit. Më 2023, Milos Milosevski, një gazetar i "Infomax" mori një raport për kundravajtje nga policia për shkak se doli nga turma dhe hodhi vezë kundër klubit bullgar "Tsar Boris Treti" në Ohër ndërsa ishte në detyrë profesionale për të raportuar nga protesta.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Ndërkombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
CIA
Struktura e pronësisë
"Infomax" është 100% nën pronësinë e "CIA DOOEL", e cila është nën pronësinë e Aleksandar Mitovski.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2011
Interesat e lidhur të themeluesit
Mitovski është i diplomuar në ligj. Ai ka filluar karrierën as si avokat dhe as si gazetar, por i përfshirë në politikë. Më 2011 ai u bë anëtar i partisë së sapokrijuaer në opozitë “Të bashkuar për Maqedoninë”, e cila i përkiste ish-ministrit të Punëve të Brendshme Ljube Boshkoski. Në të njëjtin vit ai themeloi kompaninë "CIA DOOEL", e cila themeloi median online "Infomax". Ai është kryeredaktor i "Infomax" dhe autor i emisionit të quajtur "Biseda të vështira" e cila transmetohet në kanalin YouTube të portalit, ku të ftuarit janë politikanë nga opozita. Ai është kritik ndaj partisë në pushtet SDSM dhe mbështetës i madh i VMRO-DPMNE në opozitë, por jo mbështetës i udhëheqësit të kësaj partie Hristijan Mickoski. Mitovski është bashkëshort ia aktivistes politike dhe opinionistes Natalia Ivcheva.
Interesat e lidhur të administratorit
Shiko më sipër
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Shiko më sipër.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
është e diplomuar në shkenca politike dhe editorialiste në portalin mediatik online "Infomax". Ajo është bashkëshorte e Aleksandar Mitovski. Ajo u bë e njohur në publik si anëtare e Partisë së Bashkuar të Maqedonisë, nga ku sulmoi ashpëer partinë në pushtet VMRO-DPMNE. Por pastaj, më 2012, ajo u kthye sërish në orientim nga VMRO-DPMNE, duke u shfaqur edhe si delegate në kongresin e kësaj partie. Pas zgjedhjeve vendore të vitit 2021, Ivcheva u punësua si bashkëpunëtore e brendshme e Qytetit të Shkupit në zyrën e kryebashkiakes Danela Arsovska megjithëse kompania e saj, "Triple Digit Production", është në Qytetin e Shkupit.
Kontakt
Adresa: Majski manifest No. 1000 Shkup
е-mail: centarzaistrazuvanjeianaliza@gmail.com
website: infomax.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
95.905 $ /5.62 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
36.348 $ / 2.13 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
