Kanal 5

Televizioni "Kanal 5" u krijua më 1998 nën emrin "TV BS", si kompani bijë e kompanisë grafike "Pechatnica BS" (në maqedonisht “shtëpia botuese”). Pronari i shtëpisë botuese dhe themeluesi i televizionit është Borislav Stojmenov. Struktura e pronësisë së "Kanal 5" ka ndryshuar disa herë përgjatë historisë së saj 25-vjeçare, me hyrjen dhe daljen e partnerëve të ndryshëm të biznesit, por familja Stojmenov pothuajse gjithmonë ka qenë pjesë, me përjashtim të periudhës nga viti 2012 deri më 2015, kur Vanja Gavrilovski, një punonjëse e vjetër e kompanive të familjes Stojmenov ishte formalisht pronare. Kompania sot është tërësisht nën pronësinë e Emil Stojmenov, i biri i themeluesit të televizionit, Borislav Stojmenov. Në gjashtë vitet e para të ekzistencës, "Kanal 5" transmetonte programe vetëm në zonën e qytetit të Shkupit para se të merrte licencë kombëtare. Sot, sipas kërkimit të Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AVMU) dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), ky është televizioni i dytë më i ndjekur në vend pas Sitel. Gjatë qeverisjes së partisë së qendrës së djathtë VMRO-DPMNE (2006-2017), kur dhunime madhore të standardeve demokratike dhe të lirisë së medias u regjistruan në vend, "Kanal 5" konsiderohej se ishte pjesë e makinerisë së propagandës së partisë në pushtet, që favorizonte fort politikat e qeverisë dhe sulmonte opozitën në programet e veta të debatit apo edicionet e lajmeve. Pas ndryshimit të qeverisë, drejtori, Ivan Mirchevski kërkoi ndjesë për këtë politikë editoriale. Që nga ajo kohë, "Kanal 5" nuk ka një qëndrim të hapur dhe favorizues ndaj ndonjë partie politike.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

CBC Kanal 5

Pronësi

Struktura e pronësisë

Stacinoni televiziv Kanal 5" është tërësisht nën pronësinë e Emil Stojmenov.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1998

Interesat e lidhur të themeluesit

Borislav Stojmenov

Është themelues i televizionit. Ai lindi më 4 prill 1940 në fshatin Veljusa, Strumicë. Ai ka një diplomë master në financë dhe kontabilitet dhe një të dytë në marketing. Ai është një nga themeluesit e partisë së qendrës së djathtë VMRO-DPMNE. Ai ka qenë ministër financash i qeverisë së ish-kryeministrit Ljubço Georgievski nga viti 1998 deri në vitin 1999. Pas ndarjes së partisë kur qeveria ra, ai krijoi një parti të re e cila eventualisht u bashkua me VMRO-DPMNE-në në vitin 2012. Ai ka themeluar shumë kompani të lidhura me shërbimet financiare dhe të konsulencës.

Interesat e lidhur të administratorit

Ivan Mircevski

Ka qenë drejtor i "Kanal 5" që nga viti 2010. Ai ka qenë aktiv në skenën mediatike që nga vitet 1990 dhe më herët ka punuar si gazetar dhe drejtues emisionesh dëfrimi në Radio Televizionin Maqedonas. Mircevski është një nga njerëzit kryesorë të “Shoqatës Maqedonase të Medias” (MMA), e cila përbëhet nga pesë stacione televizive me licencë kombëtare. MMA u krijua si shoqatë që mbron interesat e këtyre pesë stacioneve televizive dhe përgjatë tre apo katër viteve të fundit, shoqata është dalluar për këmbënguljen e saj për rikthimin e financimeve shtetërore për kanalet televizive private.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Goce Mihajloski

Ka qenë në gazetari që prej rreth 15 vjetësh. Përgjatë karrierës së tij ai ka punuar në shumë media, përfshirë të përditshmen "Vecer" dhe stacionet televizive "A1" dhe "TV24". Te "Kanal 5", ai filloi si gazetar dhe përparoi gradualisht deri në pozicionin e kryeredaktorit. Përveç redaktimit të programit të lajmeve, ai është edhe drejtues i debateve dhe intervistave televizive.

Kontakt

Adresa: Skupi 145. 1000 Shkup

tel: +389 2 3214307

email: desk@kanal5.com.mk

website: kanal5.com.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

4.13 Mln $ /242.09 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

3.014 $ /176.629 MKD

Reklamat (si % e financimit total)

3.89 Mln $ /227.8 Mln. MKD (94%)

Pjesa e tregut

18.70%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union