Kanal 77

"Radio "Kanal 77" filloi transmetimet në tetor 1991, si media vendore e Strip nga familja Gavrilov, më pak se një muaj pas referendumit për pavarësinë e shtetit. Më 1995, radio u zgjerua në rajon dhe tre vjet më vonë mori licencë kombëtare. Ajo është radioja e parë me lajme në vend. Radio transmeton më së shumti programe informative dhe dëfryese nga dy studiot në Strip dhe në Shkup respektivisht. Është gjithashtu një nga meidat e pakta që ka një rrjet të gjerë korrespondentësh në të gjithë vendin. Në vitet e fundit, media ka sjellë një përqasje multimediale përmes transmetimit të videove dhe spektakleve në një projekt të quajtur "Radiovision". Sipas vrojtimit të Agjencisë së Medias për vitin 2022, "Kanal 77" është radioja e tretë më popullore në vend.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

CBC Radio Kanal 77

Pronësi

Struktura e pronësisë

Radio Kanal 77 është nën pronësinë e kompanisë për tregti, shërbime, marketing dhe informacion GBC Communications DOOEL Stip, e cila është tërësisht nën pronësinë e biznesmenit Viktor Gavrilov nga Stipi. "GBC Communications" ndryshoi aktivitetet e veta shumë herë gjatë regjistrimit. Fillimisht u regjistrua si kompani reklamimi përmes medias por pastaj ndryshoi aktivitetin për marrjen dhe dhënien me qira të makinave, pajisjeve dhe të mirave materiale. Aktualisht është e regjistruar nën aktivitetin "restorante dhe facilitete të tjera për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit". Kompania GBC Communications ka regjistruar tre kompani bija me aktivitete të ndryshme: shërbime të makinave me qira, organizimin e eventeve dhe hoteleri. Të gjitha degët janë regjistruar në të njëjtën adresë si kompania mëmë. Përveç Radio Kanal 77, GBC Communications ka edhe nën pronësi portalin Macedonian Media Service (MMS). Një pjesë e skuadrës së gazetarëve të radios punon edhe për përmbajtjen e faqes së internetit.

Grup / Pronar indvidual

100%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1991

Interesat e lidhur të themeluesit

Goran Gavrilov

themelues i Radio "Kanal 77". Ai ka qenë themelues dhe president i parë i Shoqatës për Media Private Elektronike në Maqedoni (APEMM) dhe në vitet '90 u përfshi në përgatitjen e legjislacionit të lidhur me operatorët e medias në vend. Pas vdekjes së tij më 2021, biznesi i radios u mor nga i biri, Viktor Gavrilov.

Interesat e lidhur të administratorit

Viktor Gavrilov

një biznesmen nga Stip, i biri i Goran Gavrilov, i cili pas vdekjes mori përsipër menaxhimin e radios. Ai e prezanton veten si menaxher i "Kanal 77" dhe i faqes së internetit "MMS", faqes së shitjeve online "Super7.mk" si dhe i hapësirës për organizimin e eventeve dhe dhomave me qira "Seven", e cila gjendet në të njëjtën adresë me stacionin radio. Në tetor 2023, ai mori pozicionin drejtues pas vdekjes së gazetares dhe redaktores së vjetër të radios, Vesna Krsteva.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Viktor Gavrilov

Shiko më sipër

Kontakt

Adresa: 5ta Partiska konferencija Ni.32 , Stip

email: kanal77@kanal77.com.mk

Tel:| +389 32 397707

website: kanal77.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

578.329 $ / 33.89 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

2.664 $ / 156.085 MKD

Reklamat (si % e financimit total)

379.864 $/ 22.27 Mln. MKD (65.7%)

Pjesa e tregut

1.83%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union