Klan Makedonija
"Klan" është stacioni televiziv që transmeton lajme, emisione dërfrimi, dokumentarë, sport e debate përmes operatorëve kabllorë në shqip dhe maqedonisht. "Klan group" hyri në tregun maqedonas të medias më 2018 kur blenë stacionin televiziv vendës "TV Art". Pronari i kompanisë thelemuese të televizionit është TV Klan sh.a nga Shqipëria, ku pronarë janë gazetari Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortja e tij Alba Gina në raportin 60% me 40%.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
Klan Macedonia
Struktura e pronësisë
Televizioni "Klan" është nën pronësinë e kompanisë aksionere "TV Klan", regjistruar në Tiranë, Shqipëri. Pronarët e kompanisë janë ish-gazetari dhe biznesmeni Aleksandër Frangaj me 60% të pronësisë dhe bashkëshortja e tij Alba Gina me 40%.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2018
Interesat e lidhur të themeluesit
Bashkëshortët Aleksandër Frangaj dhe Alba Gina, të cilët janë pronarë të një prej kanaleve televizive më të ndjekur në Shqipëri, "Klan", zgjeruan biznesin e tyre në Maqedoninë e Veriut më 2018. Ata hapën një kompani, blenë televizionin vendës "TV Art" dhe nisën televizionin maqedonas - "Кlan Maqedonia". Të dy bashkëshortët nuk janë të pranishëmnë publik dhe përveç televizionit, nuk kanë biznese të tjera në Maqedoninë e Veriut. Pronësia e tyre mbi "Klan Maqedonia" është përmes një kompanie aksionere, TV "Klan" nga Shqipëria, e cila është 100% nën pronësinë e tyre. Aleksandër Frangaj është ish gazetar dhe sipërmarrës i medias nga Shqipëria, i cili ka zgjeruar së fundmi biznesin e tij në ndërtim dhe prona të patundshme.
Interesat e lidhur të administratorit
ka qenë drejtore ekzekutive e "Sh.A TV Klan" që nga marsi i vitit 2021. Ajo ka punuar për "Klan group" për dy dekada, fillimisht si asistent dhe menaxher i burimeve njerëzore dhe më pas si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është gazetar që ka qenë kryeredaktor në televizionin vendor "Art" me bazë në Tetovë, Maqedonia e Veriut.
Kontakt
Adresa: 1723str. No.8 , 1000 Shkup
еmail: klanmacedonia@gmail.com
tel: +38970482517
website: klanmacedonia.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
77.816 $ / 4.56 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
-541.127 $ /-31.71 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
37.372 $/ 2.19 Mln. MKD (48%)
Pjesa e tregut
0.18%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
