Koha
"Koha" është e vetmja gazetë e përditshme në vend e botuar ekskluzivisht në gjuhën shqipe dhe që ka qenë në qarkullim pa ndërprerje. Dulovi dhe Ratkoceri filluan botimin e gazetës "Koha" në fund të vitit 2006. Gjithsesi, kompania botuese sot, "Koha Production", u themelua dy vjet më vonë. Kjo ishte si pasojë e faktit se gazeta "Koha" fillimisht ishte pjesë e grupit mediatik të lidhur me biznesmenin Velija Ramkovski, njësoj si stacionet televizive "A1" dhe "A2" si dhe botimet në maqedonisht "Vreme" dhe "Spic". Bashkëpunimi mes Ramkovskit dhe Dulovit e Ratkocerit u ndërpre në vitin 2010. Themeluesit e “Koha” shpjeguan se ndërprerja ndodhi për shkak se biznesmeni dëshironte të merrte nën kontroll tërësor gazetën dhe të ndërhynte në politikën e tij editoriale.”
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Me pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Koha Production
Struktura e pronësisë
"Koha" është media në pronësi private.
Grup / Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2006
Interesat e lidhur të themeluesit
Lirim Dulovi është një gazetar me eksperiencë. Dulovi është shumë aktiv në skenën mediatike të vendit dhe është personi më i rëndësishëm në Shoqatën për Mbrojtjen e Medias së Shkruar, e cila në vitin 2018 arriti të sigurojë subvencionime shtetërore për të mbuluar një pjesë të kostove vjetore për shtypjen dhe shpërndarjen e gazetave. Ai shfaqet herë pas here si i ftuar në spektaklet dhe debatet televizive, shpesh duke komentuar mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.
është gazetar me eksperiencë dhe redaktor. Ai shfaqet herë pas here si i ftuar në spektaklet dhe debatet televizive, shpesh duke komentuar mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.
Interesat e lidhur të administratorit
shiko më sipër
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është gazetar dhe redaktor me eksperiencë. Ai ka qenë anëtar i këshillit të programacionit në “Radio dhe Televizionin e Maqedonisë” për më shumë se tetë vjet.
Kontakt
Adresa: Blvd. "Goce Delchev" no. 11 TC-Mavrovka l/14 mezzanin, 1000 Shkup
Tel: +389 23179904
email: koha@koha.com.mk
website: www.koha.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
851.367 $ / 49.89 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
387.543 $ / 22.71 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Titujt
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
