Kurir
Media "Kurir" është një nga më të vjetrat media online në Maqedoninë e Veriut. Që nga fillesat, ajo ka qenë e njohur për publikun si medium propagande që publikon përmbajtje në favor të partisë së qendrës së djathtë VMRO-DPMNE dhe sulmon kundërshtarët dhe konkurrentët. Këto praktika kanë qenë të pranishme në përmasa të tilla sa "Kurir" është bërë sinonim i gazetarisë së propagandës në skenën mediatike maqedonase. Media online ka mbajtur të njëjtin orientim politik çdo ditë, gjë që shprehet përmes editorialeve dhe opinioneve. Megjithëse media nuk e ka ndryshuar politikën editoriale, ajo ka ndryshuar pronësinë tre herë. Ajo u themelua nga vëllai i një zyrtari të VMRO-DPMNE, i cili ia kaloi pronësinë redaktorit të medias e më pas, në të hyri kapitali hungarez.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Ndërkombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
Em Media
Struktura e pronësisë
Media online "Kurir mk" është nën pronësinë e drejtorit të saj Sashe Stojanovski dhe shtetases hungareze Agnes Adamik përmes kompanisë maqedonase "Adinamik Media".
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2010
Interesat e lidhur të themeluesit
Është biznesmen maqedonas, i cili njihet kryesisht si vëllai i politikanit Vlado Misajlovski, nënkryetar i partisë VMRO-DPMNE dhe ish ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit. Më 2009, ai themeloi kompaninë "Em Media", e cila regjistroi faqen e internetit "Kurir". Aco Misajlovski nuk ka eksperiencë të mëparshme në biznesin e medias. Më 2015 ai shiti kompaninë te Sashe Stojanovski, i cili në atë kohë ishte kryeredaktor. Sot, ai është pronar dhe drejtor i kompanisë së marketingut "Kreativa 5". Ai aktualisht nuk është në publik dhe nuk ka shumë informacion mbi të.
Interesat e lidhur të administratorit
Është biznesmen dhe ish-kryeredaktor i "Kurir". Ai drejtoi "Kurir" që nga krijimi deri sa u bë pronar i saj më 2015, kur bleu kompaninë "Em Media" nga ish-pronari Aco Misajlovski. Në fakt, kjo ndodhi në ditën kur vëllai i Aco Mojsovski u emërua Ministër i Transportit dhe i Telekomunikacioneve. Një vit më herët, më 2014, Stojanovski median me bazë në Veles "Kanal 1" television, i cili nuk është më në operim. Deri më 2017, Stojanovski ishte pronar i vetëm dhe botues i "Kurir", si dhe i mediave të tjera online. Gjithsesi, ai shiti shumicën e aksioneve te "Adinamik Media", një kompani me kapital hungarez dhe tani është vetëm një aksioner minoritar.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është një gazetar maqedonas me eksperiencë në media të ndryshme online.
Kontakt
Adresa: Ul. "Mirce Orovchanec" no. 25/1, floor 4/9 1000 Shkup
phone: +389 2 614 18 27
email: nfo@kurir.mk
website:| www.kurir.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
315.018 $ /18.46 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
-33.447 $/ -1.96 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Titujt
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
