Macedonian Radio - First program service MRA1
"Radio e Maqesonisë", e cila nisi si “Radio Skopje” më 1944, është media më e vjetër elektronike në vend. Sipas vrojtimit të vitit 2022 nga Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale, (AVMU), është radio e tretë më e dëgjuar në Maqedoninë e Veriut. Radio transmeton materiale edukuese, muzikore, dokumentare, dëfryese dhe informative në gjuhën maqedonase. Pavarësisht përpjekjeve për reforma, shërbimi ka njohur vështirësi serioze që prej vitesh, të tilla si mungesa e stafit dhe pajisjet e vjetëruara. E gjithë kjo vë në pikëpyetje funksionalitetin e përditshëm të radios. Siç thuhet në strategjinë pesëvjeçare për zhvillimin e transmetuesit publik, strategji e miratuar në vitin 2021, disa pajime kyçe teknologjike nga të cilat varet funksionimi i radios, si dhoma e editimit Master, janë blerë në vitin 1974. Situata nuk është më e mirë në sektorë të tjerë të radios. Fakti që radio nuk është digjitalizuar dhe dështon të ndjekë tendencat moderne u përmend gjithashtu si dobësi serioze në raport. Përveç kësaj, shumë punëtorë janë duke iu afruar moshës së pensionimit. Në tërësi, nën emrin “Radio e Maqedonisë” janë tre programe shërbimi, dy nga të cilat janë në gjuhën maqedonase, ("MRA1" dhe "MRA2"), ndërsa e treta ("MRA3") transmeton program në gjuhët e minorancave, të tilla si shqip, serbisht, romisht etj. Programi i "MRA1" mund të dëgjohet në internet dhe përmes kanalit satelitor "Macedonian Radio SAT". Deri në vitin 2017, "MRT" financohej përmes tarifës së transmetimit si dhe nga buxheti. Gjithsesi, parlamenti hoqi tarifën e transmetimit më 2017 dhe tani burimi kryesor për funksionimin është buxheti i shtetit si dhe shitja e reklamave. "MRT" është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetimit (EBU).
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Publike
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
PBC Macedonian Radio and Television
Struktura e pronësisë
"Radio Maqedonase" përbëhet nga katër shërbime, dy prej të cilave transmetojnë programe në gjuhën maqedonase, një në gjuhët e minoriteteve etnike dhe kanali satelitor "Radio Macedonia", e cila ritransmeton programe nga shërbimi i parë, "Radio Skopje". Të gjitha funksionojnë si pjesë e transmetuesit publik "MRT", i cili ndahet në dy segmente – radio dhe televizion. Secili prej shërbimeve në radio ka kryeredaktorin e vet, i cili është përgjegjës për programin dhe për punën e tyre para Këshillit të Programacionit, i cili zgjidhet nga parlamenti i Republikës së Maqedonisë. Në të, çdo vit, transmetuesi publik "MRT" është i detyruar të dorëzojë një raport.
Grup / Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1944
Interesat e lidhur të themeluesit
Në dhjetor 1944, filloi puna për Radio Skopje" me fjalët "Ju flet Shkupi", dhe me një transmetim të drejtpërdrejtë nga sesioni i dytë i Asamblesë Antifashiste Popullore për Çlirimin e Maqedonisë (ASNOM). Pasardhësi i saj është Radio Maqedonase, e cila vijon të transmetojë edhe sot. Radio punon tani brenda kuadrit të Radio Televizionit Maqedonas (MRT), e cila ekziston në formën aktuale që nga viti 1993; themeluesi është Parlamenti i Republikës së Maqedonisë.
Interesat e lidhur të administratorit
Ka qenë drejtor i kompanisë publike të transmetimit “Radio Televizioni Maqedonas” që nga viti 2012. Që prej tre vjetësh ka punuar me mandat të mbaruar. Kjo ka ardhur për shkak të pamundësisë për të hapur procesin e aplikimit për një drejtor të ri, për shkak se anëtarët e Këshillit të Programacionit, të cilët zgjedhin drejtorin, kanë gjithashtu mandat të mbaruar. Zgjedhja e Këshillit të Programacionit të "MRT" është bllokuar në parlament që nga viti 2020 për shkak të bllokadës nga opozita. Udhëheqësia aktuale, e drejtuar nga Cvetkovski, u zgjodh gjatë kohës së ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe partisë tashmë në opozitë VMRO-DPMNE.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Ka punuar në "MRT" që nga viti 1988, duke kaluar në të gjithë hapat e profesionit të gazetarisë. Ajo është autore e shumë librave, përfshirë një përmbledhje opinionesh të transmetuara në "Radio Skopje".
Kontakt
Adresa: blvd. Goce Delcev No.18, 1000 Shkup
е-mail: natasha.andreevska@mrt.com.mk
Tel:+389025119837
website: mrt.com.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Financat e programit të parë të Radios së Maqedonisë nuk mund të dallohen veçmas për shkak se ato janë të disponueshme vetëm për të gjtihë kompaninë si e tërë por jo për shërbimin përkatës që funksionin brenda kësaj kompanie.
