Metropolis Radio

"Metropolis" është një radio muzikore dhe debati me format gjeneralist që transmeton në territorin e të gjithë vendit. Përveç muzikës dhe emisioneve origjinale, ajo transmeton lajme të shkurtra. Për më tepër, deri në shtator 2023 "Metropolis" transmetonte lajme tre herë në ditë, prodhuar nga stafi editorial i “Radio Evropa e Lirë” në maqedonisht. Entiteti ligjor pas "Metropolis Radio" u krijua më 2005, por gjatë kësaj kohe ajo ka pasur emër të ndryshëm, pronarë dhe programacion të përqendruar rreth muzikës folk. Më 2007, pronësia dhe emri i radios ndryshoi, nga "Radio Ros" to "Metropolis".

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

CBC Metropolis Radio

Pronësi

Struktura e pronësisë

Darko Gelev ka nën pronësi 50.04% të "Metropolis", ndërsa pjesa jetër prej, 49.96%, është nën pronësinë e Mile Gjosevski.

Grup / Pronar indvidual

50%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2007

Interesat e lidhur të themeluesit

Darko Gelev

Më së shumti i njohur me nofkën Brejk", është pronar i medias, biznesmen dhe ish-muzikant. Përveç "Metropolis Radio", ai është pronar i vetëm i "City Radio" të Shkupit. Në fakt kjo ka qenë media e parë që ai nisi më 2002, të cilën e konceptoi si rivale të popullores radio "Antenna 5". Në publik dhe në rrjetin social profesional LinkedIn, Gelev prezanton veten si pronar të "Club Radio", një radio e përqendruar tërësisht përreth muzikës club dance. Gjithsesi, pronarët zyrtarë të kësaj radioje janë njerëz të tjerë. Që nga viti 2022, ai është pronar i kompanisë së ndërtimit "Metropola Real Estate". Darko Gelev është një nga pronarët e "MZT Investment Group", një kompani që ka dhe menaxhon prona të patundshme të vetat si dhe të marra me qira.

Interesat e lidhur të administratorit

Stela Bardo

Është DJ dhe drejtoreshë ekzekutive e "Metropolis Radio". Ajo ka qenë në skenën maqedonase që prej 30 vjetësh dhe kryeredaktore e "Metropolis Radio" që nga viti 2014.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Stela Bardo

Shiko më sipër

Kontakt

Adresa: 507No.12 , 1000 Shkup

е-mail: info@metropolisradio.com

Tel: +38923211334

website: www.metropolisradio.com.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

123.208 $ / 7.22 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

770 $ / 45.149 MKD

Reklamat (si % e financimit total)

87.202 $/ 5.1 Mln. MKD (70.6%)

Pjesa e tregut

0.42%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union