MRT1

Kanali i parë ("MRT1") transmeton në gjuhën maqedone dhe është kanali televiziv më i ndjekur në shërbimin e transmetimit publik në vend. Pasardhës i "Television Skopje", i cili filloi transmetimet në vitin 1964. Sipas një vrojtimi të opinionit publik të vitit 2022 nga Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale, "MRT1" është televizioni i tretë më i ndjekur në vend. Ai transmeton programe informative, kulturore dhe muzikore, për të cilat ka një kryederaktor të veçantë, përveç atij që është përgjegjës për programin e përgjithshëm të "MRT1". Pjesë e këtij programi ritransmetohet edhe në shërbimin e programit satelitor. "MRT1" është pjesë e një familjeje të madhe kanalesh radiofonike dhe televizive që operojnë brenda kuadrit të transmetuesit publik, në një total prej gjashtë shërbimesh televizive dhe dy kanaleve satelitore si dhe katër kanaleve radio, një prej të cilëve transmetohet edhe përmes satelitit.Sipas ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, transmetuesi publik duhet të punojë në inters publik dhe duket të ketë një politikë editoriale të pavarur të udhëhequr nga interesi publik, një parim që shpesh dhunohet dhe varet nga udhëheqësia specifike e shërbimit dhe partia në pushtet në vend. “Televizioni i Maqedonisë u bë digjital në vitin 2013. Gjithsesi, siç është përcaktuar në planin pesëvjeçar të zhvillimit ga viti 2021, ka kaluar një periudhë e gjatë që nga ajo kohë pa asnjë investim në teknologji.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Public

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

PBC Macedonian Radio and Television

Pronësi

Struktura e pronësisë

MRT1 është pjesë e shërbimit të transmetuesit kombëyar publik MRT. Për shkak se parlamenti është themeluesi i transmetuesit publik, ai ka një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e menaxhmentit. Për më shumë, duke parë se anëtarët e Këshillit të Programacionit si organ qeverisës i MRT-së emërohen nga parlamenti, ka ndikim potencial nga partitë politike në qeverisje mbi procesin përzgjedhës dhe emërues të anëtarëve të këshillit. MRT menaxhohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, që të dy zgjidhen nga Këshilli i Programacionit, i cili ka 13 anëtarë. Këshilli i programacionit zgjedh gjithashtu një këshill mbikëqyrës me shtatë anëtarë, i cili mbikëqyr operacionet financiare të medias. Deri në vitin 2017, MRT financohej nga një tarifë televizori si dhe nga buxheti i shtetit ndërsa tani burimi kryesor është financimi nga buxheti dhe shitjet e reklamave.

Grup / Pronar indvidual

100%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1964

Interesat e lidhur të themeluesit

Radio Skopje

14 dhjetori 1964 konsiderohet si dita e lindjes e Televizionit të Maqedonisë dhe kanalit të saj të parë, “MRT1”, kur programi në gjuhën maqedonase filloi transmetimin nga një studio e improvizuar në Shkup. Mediumi në atë kohë operohej nën emrin “Radio Televizioni Shkup” dhe ishte pjesë e Radio Televizionit Jugosllav”. Gjashtë vjet më herët, më 1958, vendimi për të themeluar televizionin në vend u bë nga këshilli i “Radio Shkupit”, pas të cilit filloi puna përgatitore, e tillë si ndërtimi i transmetuesve, trajnimi i punëtorëve, blerja e pajisjeve dhe krijimi i një studioje për transmetime. Radio Shkupi u themelua më 1944, në Sesionin e Dytë të Asamblesë Popullore Antifashiste për Çlirimin e Maqedonisë (ASNOM).

Interesat e lidhur të administratorit

Marjan Cvetkovski

ka qenë drejtor i kompanisë publike të transmetimeve Radio dhe Televizioni Maqedonas që nga viti 2012. Që prej tre vjetësh ai vijon të mbajë postin përtej afatit kohor të mandatit. Kjo është si rrjedhojë e pamundësisë për të hapur procesin e aplikimeve për një program të ri për shkak se anëtarët e Këshillit të Programacionit, të cilët zgjedhin drejtorin, janë gjithashtu përtej afatit ligjor të mandatit. Zgjedhja e Këshillit të ri të Programacionit të MRT është bllokuar në parlament që nga viti 2020 për shkak të bllokadës nga opozita. Udhëheqësia aktuale, drejtuar nga Cvetkovski, është zgjedhur gjatë kohës së ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE, e cila tashmë është në opozitë.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Aneta Andonova

Është një inxhiniere elektrike me diplomë masteri në media dhe komunikim. Ajo ka shumë vite eksperiencë pune në media, kryesisht në "MRT". Atje ajo u bë e njohur si drejtuese e emisionit për fëmijë "Pulsiranje", i cili transmetohej në shërbimin kombëtar në vitet 1990. Para se të bëhej kryeredaktore e programit të parë të "MRT", Andonova ka qenë redaktore e programit edukues të këtij shërbimi.

Kontakt

Adresa: blvd. Goce Delcev 18 , 1000 Shkup

еmail: direkcijamrt@mrt.com.mk

tel: +389 025119899

website: mrt.com.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Financat e kanalit të parë të Televizionit Maqedonas nuk mund të gjenden veçmas nga e gjithë MRT, për shkak se të dhënat janë të disponueshme për kompaninë si e tërë dhe jo si shërbim i veçantë.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union