MRT2
Kanali i dytë i shërbimit ("MRT2") filloi të punojë më 1978 brenda kuadrit të "Television Skopje". Programi transmetonte një herë në javë për disa orë. Kur kanali nuk transmetonte programin e vet, ai transmetonte kanale të tjera nga televizionet jugosllave. Kanali transmeton dokumentare informative, përmbajtje politike dhe lloje të tjera përmbajtjesh. Që nga viti 1994, kanali i dytë ka transmetuar programe në gjuhët e bashkësive jo-shumicë: shqip, turqisht, serbisht, romisht, vllahisht dhe bosnjakshe. Kjo praktikë vijoi deri në vitin 2020. Me ndryshimet e ndodhura si rrjedhojë e negociatave politike për t’i dhënë fund krizës së vitit 2015, me të ashtuquajturën "Marrëveshja Przino", u vendos reformimi i shërbimit publik. Për këtë, "MRT" mori një kanal, "MRT2", që transmeton që nga ajo kohë një program 24-orësh në gjuhën shqipe. Përmbajtja për bashkësitë e tjera etnike iu transferuar kanalit të sapohapur "MRT4". Sipas një vrojtimi të opinionit publik nga Agencia për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive për vitin 2022, "MRT2" renditet si televizioni i tetë më i ndjekur në Maqedoni. Pas televizionit privat "Alsat-M", "MRT2" është televizioni i dytë më i ndjekur në vend që transmeton në gjuhën shqipe. Ka një perceptim mes publikut se politika editoriale e "MRT2", ashtu si edhe e "MRT1", varet nga partia politike në pushtet.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Public
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
PBC Macedonian Radio and Television
Struktura e pronësisë
"MRT2" funksihonon si pjëse e shërbimit të transmetuesit publik "MRT". Për shkak se parlamenti është themelues i transmetuesit publik, ai ka një rol të rëndësisëm në zgjedhjen e menaxhmentit. ""MRT" menaxhohet nga një drejtor i përgjithshëm, i cili zgjidhet nga Këshilli i Programacionit, i cili ka 13 anëtarë. Këshilli zgjidhet nga parlamenti. Këshilli i Programacionit zgjedh edhe një këshill mbikëqyrës me shtatë anëtarë, të cilët mbikëqurin operacionet financiare të medias. Brenda "MRT"-së ka gjashtëprograme televizive, dy kanale satelitore. Ka edhe tre radio që transmetojnë në nivel kombëtar. Secili program ka kryeredaktorin e vet. Deri në vitin 2017, MRT financohej nga një tarifë televizori si dhe nga buxheti i shtetit ndërsa tani burimi kryesor është financimi nga buxheti dhe shitjet e reklamave.
MRT është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU).
Grup / Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1978
Interesat e lidhur të themeluesit
14 dhjetori 1964 konsiderohet si dita e lindjes e Televizionit të Maqedonisë dhe kanalit të saj të parë, “MRT1”, kur programi në gjuhën maqedonase filloi transmetimin nga një studio e improvizuar në Shkup. Mediumi në atë kohë operohej nën emrin “Radio Televizioni Shkup” dhe ishte pjesë e Radio Televizionit Jugosllav”. Gjashtë vjet më herët, më 1958, vendimi për të themeluar televizionin në vend u bë nga këshilli i “Radio Shkupit”, pas të cilit filloi puna përgatitore, e tillë si ndërtimi i transmetuesve, trajnimi i punëtorëve, blerja e pajisjeve dhe krijimi i një studioje për transmetime. Radio Shkupi u themelua më 1944, në Sesionin e Dytë të Asamblesë Popullore Antifashiste për Çlirimin e Maqedonisë (ASNOM).
Interesat e lidhur të administratorit
ka qenë drejtor i kompanisë publike të transmetimeve Radio dhe Televizioni Maqedonas që nga viti 2012. Që prej tre vjetësh ai vijon të mbajë postin përtej afatit kohor të mandatit. Kjo është si rrjedhojë e pamundësisë për të hapur procesin e aplikimeve për një program të ri për shkak se anëtarët e Këshillit të Programacionit, të cilët zgjedhin drejtorin, janë gjithashtu përtej afatit ligjor të mandatit. Zgjedhja e Këshillit të ri të Programacionit të MRT është bllokuar në parlament që nga viti 2020 për shkak të bllokadës nga opozita. Udhëheqësia aktuale, drejtuar nga Cvetkovski, është zgjedhur gjatë kohës së ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE, e cila tashmë është në opozitë.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është gazetare e vjetër. Ajo ka qenë redaktore lajmesh, drejtuese emisionesh dhe aktualisht ajo është kryeredaktore e programit informativ në "MRT2".
Kontakt
Adresa: blvd. Goce Delcev 18 , 1000 Shkup
е-mail: direkcijamrt@mrt.com.mk
tel: +389025119899
website: mrt.com.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Financat e kanalit të parë të Televizionit Maqedonas nuk mund të gjenden veçmas nga e gjithë MRT, për shkak se të dhënat janë të disponueshme për kompaninë si e tërë dhe jo si shërbim i veçantë.
