Nova Makedonija

Gazeta e përditshme "Nova Makedonija" është gazeta më e vjetër në maqedonisht. Ajo u themelua në sesionin e tretë të Presidiumit të Asamblesë Antifashiste për Çlirim Kombëtar të Maqedonisë (ASNOM), i cili u zhvillua nga 2 deri në 5 shtator, ndërsa numri i parë u botua më 29 tetor 1944 në fshatin malor Gorno Vranovci. Fshati ishte në atë kohë qendra administrative e territorit të lirë të Maqedonisë, para ofensivave të fundit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (NOV), të cilat sollën çlirimin e qyteteve të mëdha. Gazeta dhe zyra editoriale luajtën një rol historik te NOV dhe themeluan shtetin maqedonas në periudhën e pasluftës. Gazeta u privatizua më 2003, kur u ble nga kompania "Zonik Computers" e Shkupit. Deri në atë kohë, ajo botohej nga ndërmarrja shtetërore "Nova Makedonija". Në fillim të vitit 2008, "Nova Makedonija" filloi të botohet në një format të ri me një skuadër të re editoriale, ndërsa Minco Jordanov, një nga njerëzit më të pasur në Maqedoninë e Veriut sipas listës së revistës "Forbes", e bleu atë. Jordanov ka nën pronësi ose kontrollon shumë biznese të mëdha në metalurgji, ndërtim, strukura asemblimi, ushqim dhe prodhim vere, etj. Jordanov ka pasur edhe një karrierë politike: nga viti 2004 deri më 2006 ka qenë zëvendëskryeminisstër për ekonominë në qeverinë socialdemokrate të udhëhequr nga Vlado Buchkovski. Pas blerjes nga Jordanov, gazeta rregullisht ndryshoi kryeredaktorin pasi secilit prej tyre i mbaroi kontrata. Megjithëse është një media private dhe komerciale, në politikën e vet editoriale "Nova Makedonija" ende mbështet rrënjët e veta historike.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Repro Print

Pronësi

Struktura e pronësisë

Botues i gazetës "Nova Macedonia"" është kompania "Repro Print DOOEL", e cila është tërësisht nën pronësinë e kompanisë offshore "Repro One Limited Tortola" nga Ishujt Virxhin Britanik, e cila është nën pronësinë e biznesmenit. Kompania offshore është pjesë e një strukture pronësie me një numër të lartë kompanish të lidhura me Jordanov, të tilla si "Permindex" kompani holding, vreshtat dhe kantina "Stobi", dhe gazeta "Kapital". Dikur ajo ishte pjesë e pronësisë së kompanisë "Fakom".

Grup / Pronar indvidual

100%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1944

Interesat e lidhur të themeluesit

ASNOM

Botuesi i gazetës "Nova Macedonia" është kompania "Repro Print DOOEL", e cila është tërësisht nën pronësinë e kompanisë offshore "Repro One Limited Tortola" nga Ishujt e Virgjër Britanikë, kompani nën pronësinë e Mincho Jordanov.
Kjo kompani offshore është pjesë e strukturës së pronësisë së një numri të madh kompanish të lidhura me Jordanov, të tilla si kompania holding "Permindex", kantina e verës "Stobi", dhe gazeta "Kapital". Në një kohë ajo ishte gjithashtu pjesë e pronësisë së kompanisë "Fakom".

Interesat e lidhur të administratorit

Ratko Lazareski

ka qenë drejtor i gazetës së përditshme "Nova Makedonija" që nga viti. Ai është diplomuar në Fakultetin e Sigurisë. Nga viti 1993 deri në vitin 2000 ka punuar në ministrinë e brendshme. Pastaj, ai punoi për tetë vjet te "Duferko - Maksteel", fabrika e tregtimit të çelikut që ishte nën pronësinë e Minco Jordanov, i cili kishte gjithashtu nën pronësi gazetën "Nova Makedonija". Ai është një nga themeluesit e hoqatës për Mbrojtjen e Medias Kombëtare të Shkruar (AZNPM), si dhe i klubit sportiv "Karpos Judo Master" në Shkup.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Marjan Velevski

është gazetar i vjetër në "Nova Makedonija".

Kontakt

Adresa: Juri Gagarin no.15 1000 Shkup

tel: +389 2 5511711

email: nm@novamakedonija.com.mk

website: novamakedonija.com.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

653.414 $ / 38.29 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

-113.481 $ / - 6.65 Mln. MKD

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union