Plusinfo

"Plusinfo" i ka fillesat në vitin 2011, gjë që e bën atë një nga portalet më të vjetra informative në Maqedoni. Deri më 2019 "Plusinfo" ishte projekt i “Shoqatës së Qytetarëve në Mbrojtje të Lirisë së Fjalës dhe Shprehjes Publike, Neni 16”, presidenti i të cilës është Ilic Geroska. Gjithsesi, kompania e Ilic Geroska - "Plusinfo Publishing" ka qenë pas portalit që nga viti 2019.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Ndërkombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Plusinfo Publishing

Pronësi

Struktura e pronësisë

"Plusinfo" është nën pronësinë private të gazetares dhe redaktores Biljana Ilic-Geroska përmes "Plusinfo Publishing DOOEL" ku ajo është aksionere e vetme.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2011

Interesat e lidhur të themeluesit

Biljana Ilic-Geroska

është gazetare dhe redaktore, e cila para se të punonte për "Plusinfo", ishte e përfshirë në shtyp. Ajo themeloi "Plusinfo" më 2011, si dhe faqet e specializuara artkujna.mk dhe majkaidete.mk. Ajo është autore e një libri “Joga për gratë dhe nënat shtatzëna" botuar në vitin 2019.

Interesat e lidhur të administratorit

Biljana Ilic-Geroska

Shiko më sipër

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Biljana Ilic-Geroska

Shiko më sipër

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Branko Geroski

Menaxheri i projektit "Plusinfo" është gazetari dhe redaktori Branko Geroski, një gazetar i mirënjohur dhe me eksperiencë dhe redaktor që ka luajtur një rol kyç në themelimin e shumë mediave të rëndësishme, të tilla si gazetat "Dnevnik", "Spic" dhe "Sloboden Pecat". Përmbajtja e veçantë e "Plusinfo" janë editorialet e Geroskit, në të cilat shpesh tallet me aktualitetin dhe me zyrtarët. Ai është i martuar me Biljana Ilic-Geroska.

Kontakt

Adresa: Blvd. Partizanski odredi No. 44/1, 1,000 Shkup

е-mail: contact@plusinfo.mk

tel: +38923179-545

website: plusinfo.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

146.929 $ / 8.61 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

5.392 $ / 315.968 MKD

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union