Press 24
Media online "Press 24" u themelua më 1 nëntor 2010. Ajo i prezantua si media e pavarur online e financuar nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni. Kompania "Neë Media Communications," e cila është nën pronësinë e Slavica Arsova Spasovski, një redaktore programi informativ në televizionin "Sitel", ka qenë pronarja që jnga fillimi. Pjesë të skuadrës editoriale në "Press 24" është edhe bashkëshorti i Arsova Spasovski, Aleksandar Spasovski, i cili punon gjithashtu si gazetar te televizioni "Sitel". Politika editoriale e "Press 24" ndjek punën e çiftit Arsova-Spasovski në median e tyre kryesore "Sitel". Ata inkorporuan "Press 24" te grupi i medias që haptazi mbështeste qeverinë e qendrës së djathtë VMRO-DPMNE dhe të Nikola Gruevskit. Ata ishin të lidhur ngushtë me median proqeveritare dhe shikohesin si kritikë të opozitës. Pas rënies së VMRO-DPMNE nga pushteti më 2017, çifti Arsova-Spasovski në "Sitel", dhe faqja e internetit në fjalë “zbutën” raportimin e vet. Sot, portali ndjek më së shumti përqasjen si tip agjencie ndaj lajmeve të raportuara. Megjithëse emrat e gjashtë gazetaerëve janë të njoftuar në faqen e informacioneve kryesore të "Press 24", rrallëherë materialet e publikuara kanë autorësi. Shumica e postimeve përbëhen nga lajme të përditshme nga jeta politike dhe shoqërore e vendit, shpërndarë përmes deklaratave nga institucionet, partitë, organizatat jofitimprurëse, postimet në Facebook, apo në Twiter nga politikanët dhe figurat politike.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Ndërkombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
New Media Communication
Struktura e pronësisë
"Press 24" është nën pronësinë e kompanisë "Neë Media Communication" e cila është tërësisht nën pronësinë e Slavica Arsova Spasovski.
Grup / Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2010
Interesat e lidhur të themeluesit
Është gazetare dhe redaktore në redaksinë e televizionit më të ndjekur kombëtar "Sitel". Ajo është themeluese dhe kryeredaktore e portalit "Press 24". Ajo është e bija e gazetares së vjetër dhe prezantueses Rozeta Arsova, e cila ka qenë redkatore e programit edukues në MRT. Slavica Arsova Spasovski është bashkëshorte e Aleksandar Spasovski, i cili është gjithashtu gazetar te portali "Press 24" dhe te TV "Sitel". Ajo u bë kryeredaktore e "Sitel" më 2019, ku punonte më herët. Që nga viti 2013, Arsova Spasovski, bashkë me gazetarë të tjerë, ka themeluar organizatën jofitimprurëse aktualisht joaktive, Shoqata për Zhvillimin dhe Promovimin e Medias në Internet, Shoqata e Portaleve të Internetit.
Interesat e lidhur të administratorit
është gazetar dhe redaktore e lajmebe në televizionin më të ndjekur kombëtar, Sitel. Ajo është themeluese dhe kryeredaktore e portalit online Press24. Ajo është vajza e gazetares dhe prezantueses së njohur të MRT, Rozeta Arsova, e cila ka qenë redaktore e programit edukues në MRT. Slavica Arsova Spasovski është bashkëshorte e Aleksandar Spasovski, i cili është gazetar në portalin Press 24 dhe në TV Sitel. Ajo u bë kryeredaktore e Sitel më 2019, ku punonte që më herët. Ajo zëvendësoi redaktorin jetëgjatë Dragan Pavlovic-Latas, i cili konsiderohet si një nga avokatët më të fortë televiziv të qeverisë së krahut të djathtë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE (2006-2016) dhe një kritik i partisë në opozitë SDSM, e cila është në pushtet edhe sot e kësaj dite. Që nga viti 2013, Arsova, bashkë me gazetarë të tjerë, ishte themeluese e organizatës aktualisht joaktive “Shoqata për Zhvillimin dhe Promovimin e Medias në Internet – Shoqata e Portaleve të Internetit.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Shiko më sipër.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Spasovski është gazetar në "Sitel" TV dhe Press 24, dhe bashkëshort i kryeredaktores Slavica Arsova Spasovski. Ai ka qenë një nga gazetarët që konsideroheshin kyç në politikën editoriale të Sitel TV, në kohën kur në pushtet ishte partia e qendrës së djathtë VMRO-DPMNE. Spasovski themeloi kompaninë e marketingut "Neë Media Team LLC" më 2013.
Kontakt
Adresa: Partizanski odredi boulevard 155-1/88 Karposh, 1000, Shkup
tel: +38972 222 042
email: contact@press24.mk
website: press24.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
36.519 $ / 2.14 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
3.975 $ / 232.927 MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
