Republika
Media online "Republika" u regjistrua si domen në vitin 2009, por filloi të punojë më 2012, kur gazeta e përjavshme "Republika" filloi të botohet. Të dy mediat operuan nën të njëjtin menaxhment por ishin të ndara që nga fillimi. Media online synonte të publikonte lajme të përditshme ndërsa e përjavshmja synonte artikuj më të gjatë dhe analiza. Që nga fillimi, si media online ashtu edhe e përjavshmja publikuan materiale në mbështetje të krahut të djathtë VMRO-DPMNE dhe sulmuan konkurrentët e saj. Media konsiderohej si pjesë e rrjetit të propagandës të partisë kur ajo ishte në pushtet. E përjavshmja ndaloi së publikuari shpejt pas ndryshimit të qeverisë më 2017; gjithsesi, media online vijon të operojë. "Republika" e ka ruajtur orientimin e saj politik, gjë që dallohet nga përmbajtja, komentet, intervistat e të tjera.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Ndërkombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
Prva Republika
Struktura e pronësisë
Media online "Republika.mk" është nën pronësinë e Done Donevski dhe shtetases hungareze Agnes Adamik përmes kompanisë së saj maqedonase "Adinamik Media".
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2012
Interesat e lidhur të themeluesit
Done Donevski është një biznesmen maqedonas dhe menaxhe që ka punuar vazhdimisht në kompaninë botuese "Prva Republika" që nga themelimi i saj më 2012. Në fillim, pronari i kompanisë ishte kompania offshore "Iresine Limited", regjistruar në Belize, me pronësi të panjohur. Më 2016, Donevski u bë pronar i plotë i "Prva Republika", dhe më 2018 shiti shumicën e aksioneve te "Adinamik Media", kompani e shtetases hungareze Agnes Adamik ndërsa mbajti një paketë minoritare për veten.
Interesat e lidhur të administratorit
Shiko më sipër
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Është gazetare maqedonase që ka qenë redaktore e medias online "Republika" që nga fillesat e saj. Ajo ka 20 vjet eksperiencë në median maqedonase, përfshirë të përditshmet "Vecer" she "Utrinski Vesnik".
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
është shtetase hungareze, e cila regjistroi kompaninë "Adinamik Media" në Shkup më 2017. Në vitin pasues, kjo kompani bleu shumicën e aksioneve te kompania "Prva Republika", e cila operon potralin "Republika". Ka shumë pak informacion në publikun maqedonas mbi Agnes Adamik. Dihet se ajo më herët ka qenë drejtoreshë e kanalit të parë të grupit të medias shtetërore të Hungarisë. Pasi kryeministri Viktor Orbán erdhi në pushtet, grupi mediatik ka punuar nën kontrollin e partisë së tij Fidesz. Adamik, përmes "Adinamik Media", ka shumicën e aksioneve edhe në dy kompani të tjera mediatike në Maqedoninë e Veriut – "Em Media" dhe "LD Press". Për më shumë, të tre kompanitë në të cilat ajo ka shumicë aksionesh kontrollojnë disa media online njëherësh.
Kontakt
Adresa: Bul. Ilinden no. 9 , 1000 Shkup
е-mail: republika@republika.mk
tel: +389 02 3299 999
website: www.republika.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
267.919 $ /15.7 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
-18.771 $/ -1.1 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
