Sakam da kazam - SDK
“Zyra editoriale dixhitale "SDK.mk" prezantohet si “platformë e mendimtarëve të lirë”. Portali dallohet nga përmbajtja origjinale nga fusha e drejtësisë, tema nga Qyteti i Shkupit, trajtime të çështjeve gjinore, kulturë dhe tema të ngjashme. "SDK.MK" është një nga të paktat portale që ka rrjet korrespondentësh në shumë qytete të vendit."
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Ndërkombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
SDK Mihajlovski
Struktura e pronësisë
“Sakam da kazam” është projekt i shoqatës “Sakam da kazam” Shkup dhe kompanisë së shërbimeve "SDK Mihajlovski DOOEL Skopje". Mihajlovski shfaqet si një nga themeluesit e shoqatës dhe është pronar 100% i kompanisë.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2016
Interesat e lidhur të themeluesit
Gazetar dhe redaktor prej kohësh, ai filloi karrierën në të përditshmen "Vecer". Më vonë ai bashkëthemeloi gazetën "Vest" me një grup gazetarësh, e cila u botua si pjesë e grupit të gazetave "Media Print Macedonia" (MPM). Ai shërbeu si kryeredaktor i "Vest" deri në vitin 2015, kur menaxhmenti në atë kohë zgjodhi të mos e rinovojë kontratën e tij të punës. Menjëherë pas kësaj, nën moton “Patformë për mendimin e lirë,” ai themeloi portalin "Sakam da kazam" (Dua të them), emri i të cilës u mor nga një editorial me të njëjtin titull, të cilin ai e ka shkruar që nga viti 1991. Konsiderohet se ky është editoriali më i vjetër në historinë e gazetarisë së Maqedonisë. Ai mori një pjesë të skuadrës së gazetarëve nga "Vest" te portali i ri. Gazeta “Vest” pushoi së publikuari më 2017 për shkak të rezultateve të këqija financiare ndërsa portali i Mihajlovski u bë një nga mediat më me ndikim në vend.
Interesat e lidhur të administratorit
Shiko më sipër
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Shiko më sipër.
Kontakt
Adresa: Franklin Ruzvelt, 70/3-3 1000 Shkup
е-mail: info@sdk.mk
tel: +389 2 2039 984
website: sdk.mk/index.php/mk/
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
117.406 $ / 6.88 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
20.819 $ / 1.22 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
ЗНМ: МВР да спроведе итна внатрешна истрага за случајот со новинарката Делевска [Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë: Ministria e Brendshme duhet të kryejë një hetim urgjent të brendshëm në rastin e gazetarit Delevska] Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ZNM). (2022). Aksesuar në: 17/08/2023
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
