Television Shenja

Televizioni "Shenja" filloi program transmetimi nën moton e tyre "5 minuta më herët, 5 minuta më afër" më 2015. Ajo mori leje pune nga Agjencia për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive (AVMU), për të transmetuar programe në nivel kombëtar dhe përmes operatorëve kabllorë. Themelimi i tij ndodhi menjëherë pas dygjuhëshit "TV 21". Në atë kohë, vetëm "Alsat-M" operonte në formatin dygjuhësh në tregun maqedonas të medias. Kjo trazoi tregun dhe u shoqërua me një lëvizje në stafe nga mediat e ekzistuese te mediat e reja. Që nga themelimi, televizioni është lidhur me lëvizjen e intelektualëve shqiptarë, partia politike shqiptare Besa dhe konsiderohet si media me politikë editoriale konservatore. Televizioni është kritik i fortë ndaj BDI-së dhe për këtë arsye, për një periudhë kohe anëtarët e kësaj partie refuzonin ftesat për debate në televizion.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

CBC Television Shenja

Pronësi

Struktura e pronësisë

TV "Shenja" u themelua nga kompania e tregtisë dhe shërbimeve "MEDIA WORLD NEWS Skopje", e cila është nën pronësinë e Fondacionit për Kulturë dhe Edukim "Kult Vizoni Shkup", themelues i së cilës është Taxhudin Shabani.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2015

Interesat e lidhur të themeluesit

Taxhudin Shabani, kompania tregtare dhe e shërbimeve MEDIA WORLD NEWS Shkup

Televizioni "Shenja" u themelua nga kompania e tregtisë dhe e shërbimeve "MEDIA WORLD NEWS Skopje", e cila është nën pronësinë e Fondacionit për Kulturë dhe Arsim "Kult Vizioni" nga Shkupi. Taxhudin Shabani, pronari fundor i televizionit, është themelues i “Kult Vizioni”. Përveç televizionit "Shenja", i cili transmeton programe në shqip, turqisht dhe maqedonisht, Shabani është pronar i televizionit rajonal "Era", i cili transmeton programe në shqip dhe në turqisht. Për më shumë, Shabani është një nga themeluesit e Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam, i cili advokon për promovimin e kulturës islamike në vend. Ai është gjithashtu i lidhur me botimin mujor "Shenja", përmes botuesit të saj, organizatës jofitimprurëse "Vizioni M". Kjo organizatë është e regjistruar në të njëjtën adresë me Fondacionin për Kulturë dhe Arsim "Kult Vizioni". Vetë Shabani është sekretar i përgjithshëm i organizatës jo-fitimprurëse "Vizioni M". Këtë vit, sipas artikujve mediatikë, Shabani u takua në Turqi me zëvendëspresidentin e Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), presidenti i së cilës është Recep Tayyip Erdogan.

Interesat e lidhur të administratorit

Muhamer Beqiri

është drejtor i kompanisë së transmetimeve komerciale "Shenja", i kompanisë komerciale "TV Era" dhe i kompanisë themeluese "MEDIA WORLD NEWS".

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Emad Mehmeti

ka qenë redaktor i televizionit që nga marsi i vitit 2023. Ai më herët ka punuar në shumë redaksi, të tilla si "Almakos" dhe "Zoom". Ai ishte pjesë e lëvizjes politike Besa dhe më 2016 ishte donator te kjo parti. Ai shpesh konsultohet nga media si analist politik.

Kontakt

Adresa: John Kennedy No. 9-A, 1000 Shkup

еmail: shenjaofficial@gmail.com

website: www.shenja.tv

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

129.522 $ / 7.59 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

-68.601 $ / -4.02 Mln. MKD

Reklamat (si % e financimit total)

120.137 $ / 7.04 Mln. MKD (92.7%)

Pjesa e tregut

0.58%

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union