Sitel
Sitel" është televizioni më i vjetër privat i Maqedonisë që vijon të operojë edhe sot. Ai u themelua më 1997 nga Ljubisa Ivanov – Zingo, i cili në atë kohë ishte politikisht aktiv, zyrtar vendor nga Kratovo dhe president i Partisë Socialiste. Në periudhën e privatizimeve të tranzicionit të viteve 1990, ai u bë pronar i kompleksit minerar “Sileks”, ku kishte më herët post drejtues. Më 2003, i biri i tij, Goran Ivanovski mori menaxhimin dhe pronësinë e televizionit. “Sitel” ishte një nga mediat kryesore aleate të qeverisë së ish-kryeministrit Nikola Gruevski. Pas rënies së Gruevskit, skuadra drejtuese u ndryshua dhe që nga viti 2017, televizioni ka qenë një media relativisht neutrale nga qëndrimi politik.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
CBC Sitel
Struktura e pronësisë
"Sitel" është nën pronësinë 100 për qind të kompanisë "Monteko", e cila merret me shërbime menaxheriale. Pronari i kompanisë është Goran Ivanovski, i biri i Ljubisav Ivanov-Zingo.
Grup / Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1997
Interesat e lidhur të themeluesit
Filloi të ndërtojë perandorinë e tij të biznesit me kompleksin minerar dheindustrial "Sileks" në Kratovo në fillim të viteve 1990. Ai ka pasur edhe një karrierë të gjatë politike, duke shërbyer si anëtar i parlamentit për 30 vjet, fillimisht në Asamblenë Federale të ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe që nga pavarësia e vendit, ai ka qenë deputet jetëgjatë në parlament. Ai ka qenë president jetëgjatë i Partisë Socialiste që nga viti 1996 deri në vdekjen e tij më 2020. Partia e tij ka qenë partner në koalicionin e qendrës së djathtë VMRO-DPMNE për dy dekada, megjithëse në vitet 1990 ai mori pjesë edhe në një qeveri të udhëhequr nga socialdemokratët.
Interesat e lidhur të administratorit
Nuk ka shumë informacion të disponueshëm publikisht mbi Goran Gligorov. Para se të bëhej drejtor ekzekutiv i Sitel, ai ka qenë drejtor marketingu në të njëjtin televizion.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Është një këngëtar maqedonas i cili ka qenë në skenë që nga vitet ’80. Ai ka punuar te "Sitel" për shumë vite. Ai ka qenë redaktor i programeve të dëfrimit dhe më 2019 u bë kryeredaktor i televizionit "Sitel". Nuk ka informacion mbi lidhjet e tij personale me biznese të tjera.
Kontakt
Adresa: Stoltenbergova No. 2 1000 Shkup
tel: +38923116-566
email: informativna@sitel.com.mk
website: www.sitel.com.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
7.06 Mln $ / 413.69 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
82.765 $ / 4.85 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
6.87 Mln $ / 402.5 Mln. MKD (97.3 %)
Pjesa e tregut
33.05%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
