Sloboden Pecat

"Sloboden Pecat" është një gazetë e përditshme, numri i parë i së cilës u botua më 19 tetor 2013. Një nga themeluesit e gazetës dhe kryeredaktori i saj i parë ishte gazetari Branko Geroski. Gazeta ka gjithashtu një edicion në internet me një zyrë të veçantë editoriale. Megjithëse gazeta është relativisht e re, struktura e saj e pronësisë ka parë ndryshime të shpeshta që nga themelimi. Ajo rregullisht përdor subvencionimet e qeverisë për shtypin dhe si gazetë me qarkullimin më të lartë, merr edhe pjesën më të madhe të fondeve. Sipas informacionit të publikuar në edicionin e saj të shtypur, "Sloboden Pecat" shtyp 5000 kopje në ditë. Gazeta është pjesë e një grupi mediatik, "Sloboden Pecat", e cila ka një faqe interneti me ndikim. Platforma me video "Slobodna TV" ka qenë gjithashtu pjesë e "Sloboden Pecat" që nga viti 2019. Ajo transmeton programe online në YouTube dhe në rrjete të tjera sociale me lajme, intervista dhe debate.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Sloboden Pecat

Pronësi

Struktura e pronësisë

Pronarët e kompanisë botuese të gazetës janë avokati nga Beogradi Vladimir Galjak dhe kompania "Pecat MK", e cila është nën pronësinë e drejtorit të "Sloboden Pecat", Miroslav Jovanovic dhe biznesmenit Dragan Zivkovic.
Përgjatë dhjetë viteve të fundit, për aq kohë sa gazeta ka ekzistuar, pronarët kanë ndryshuar shpesh. Një nga dy themeluesit e saj, biznesmeni Vladimir Koshevaliski, la pronësinë e gazetës tre vjet pas themelimit dhe aksionet e tij u blenë nga kompania serbe "Adria Media Group" e Aleksandar Rodic. Ky grup boton të përditshmen serve "Kurir", si dhe shumë botime të tjera popullore, faqe interneti dhe aplikacione mobile. Pas mosmarrëveshjeve publike me presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic, në 2018, Rodic shiti "Adria Media Group". Dy vjet më vonë, më 2020, ai shiti aksionet e tij në "Sloboden Pecat" te miku i tij, avokati serb Vladimir Galjak.
Ndërkohë, Gradimir Jovanovic u tërhoq gjithashtu nga gazeta dhe i dha aksionet e tij të birit Miroslav. Në mes të vitit 2019, Miroslav Jovanovic transferoi aksionet e tij te kompania Pecat.mk, ku ai dhe Dragan Zivkovic janë pronarë.

Grup / Pronar indvidual

50%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2013

Interesat e lidhur të themeluesit

Vladimir Koshevaliski

Është pronari i kompanive "Net Media Group DOOEL" dhe "DNA Communications DOOEL Skopje", të cilat janë të regjistruara si portale interneti dhe kompani për kërkime tregu dhe kërkime të opinionit publik. Koshevaliski është një nga themeluesit e Shoqatës për Mbrojtjen e Medias Kombëtare të Shkruar (AZNPM) në Shkup. Në vitin 2016, ai u largua nga struktura e pronësisë së gazetës.

Interesat e lidhur të administratorit

Miroslav Jovanovic

është i biri i Gradimir Jovanovic, një nga themeluesit e gazetës. Ai hyri në strukturën e pronësisë së medias pasi i ati u largua. Që nga viti 2018, ai është emëruar drejtor i kompanisë që boton gazetën.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Zlate Lozanovski

është gazetar i vjetër dhe redaktor, i cili ka punuar në shumë media të shkruara. Ai ka punuar në "Sloboden Pecat" që nga fillesat e gazetës dhe u bë kryeredaktor në edicionin e shtypur më 2019, kur kryeredaktori i mëparshëm Branko Geroski, u largua nga gazeta. Para bashkimit me "Sloboden Pecat", Lozanovski ishte pjesë e stafit të të përditshmes tashmë të falimentuar "Dnevnik".

Kontakt

Adresa: Kej 13 Noemvri GTC Floor 2, Local 12, D.E. 234, 1000 Shkup

tel: +389 2 551 1763

email: isprati@pecat.mk

website: slobodenpecat.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

1.50 Mln. $ / 88.21 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

6.488 $ / 380.223 MKD

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union