TetovaSot
"Nën sloganin "shpejt dhe ndryshe", media online "TetovaSot", menaxhohet aktualisht nga Rami Mislimi. Ajo filloi punë më 2013. Një lajm investigativ zbuloi se "TetovaSot" është media kryesore e një grupi informal prej katër faqesh interneti që përdoren për propagandë politike. Përveç "TetovaSot" (tetovasot.com), grupi përfshin gjithashtu bild.mk, indeks.mk dhe ts.mk. Në kohën kur u përgatit kjo databazë, bild.mk nuk ishte funksionale. "TetovaSot" dhe media të tjera nga ky grup janë prirur drejt partisë në pushtet të shqiptarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërsa kanë qenë veçanërisht kritikë ndaj grupit politik në opozitë të shqiptarëve. Media online "TetovaSot" ka publikuar përmbajtje në gjuhën shqipe për një dekadë të tërë dhe për rrjedhojë, përveç Maqedonisë së Veriut, portali lexohet edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Ndërkombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
TS Group
Struktura e pronësisë
"TetovaSot" publikohet nga kompania "TS Group".Themeluar më 2001, ajo ka ndryshuar aktivitetin ekonomik dy herë dhe emrin, tre herë. Fillimisht u themelua si kompani IT me emrin "MASTER-COMPUTERS", pas të cilës vijoi të punojë si publikues portalesh interneti. Pastaj, më 2016, u riemërua "Tetovasot-media", dhe më 2022 mori emrin aktual "TS GROUP". Tre vëllezër, Naser, Rami dhe Tefik Mislimi, shfaqen në strukturën e pronësisë, duke ndryshuar rolet e tyre si drejtorë apo pronarë të kompanisë. Vëllai Naser formalisht u largua nga kompania më 2016, të cilën Ramiu e mori tërësisht më 2022.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2012
Interesat e lidhur të themeluesit
Bashkë me vëllezërit e tij Rami dhe Tefik, Naser Mislimi ka qenë në biznesin e medias në gjuhën shqipe online që prej më shumë se një dekade. Më 2016, ai la pronësinë e kompanisë që publikon "TetovaSot". Më 2019 ai themeloi Shoqatën për Multimedia dhe Art “Albazone Media'', përmes të cilës drejton median online albazone.mk. Ky domain u krijua më 2015, kur ai ishte drejtor i kompanisë që publikon "TetovaSot". Gjithsesi, pronarë dhe drejtues kryesorë të "TetovaSot" janë vëllezërit e tij. Naser Mislimi është tani këshilltar komunal në Zhelinë për partinë BDI të shqiptarëve (Bashkimi Demokratik për Integrim). "Albazone Media" është publikues edhe i dy portaleve të tjera të krijuara në të njëjtën mënyrë. Domainet fjala.mk dhe topneës.mk, nën pronësinë e "Albazone Media", nuk kanë pasur përmbajtje të re që nga mesi i vitit 2021.
Interesat e lidhur të administratorit
Mislimi është njohur në bashkësinë e gazetarëve si “gazetari dhe pronari i portalit TetovaSot portal". Nga viti 2012 deri më 2022, ai punoi në komunën e Tetovës, ndërsa më pas dha dorëheqjen dhe formalisht mori pronësinë e kompanisë pronare të “TetovaSot”. Largimi i tij nga komuna koincidoi me ardhjen e kryebashkiakut të ri Bilall Kasami nga partia Besa. Para kësaj, kryebashkiakët e Tetovës ishin të partisë BDSH. Rami Mislimi nuk e fsheh dashurinë për partinë në pushtet nga Reçica e vogël – BDSH. Për shembull, ai ka publikuar foto me Ali Ahmetin dhe ministrat e BDSH-së në profilin e tij në Facebook por edhe është tallur me politikanë, të tillë si Arben Taravari, president i Aleancës së Shqiptarëve. Përveç kësaj, sëbashku me vëllain e tij Tefik, ai është themelues i shoqatës "PRO-VISIONI Tetovë".
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është gazetar me eksperiencë. Përveç kësaj ai kontaktohet shpesh si analist politik nga media për prononcime.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Është vëllai i Ramiut dhe Naserit. Nga viti 2016 deri më 2022, ai ka qenë pronar dhe drejtor i kompanisë së publikimit të medias online. Ai ka qenë pjesë e asocacionit "PRO-VISIONI Tetovë", bashkë me të vëllain e tij Rami.
Kontakt
Adresa: Jane Sandanski 12/4. 1200 Tetovë
е-mail: info@tetovasot.com
tel: +38970330111
website: www.tetovasot.com
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
30.205 $ / 1.77 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
9.153 $ / 536.364 MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
