Vecer
"Vecer" është një nga gazetat më të vjetra maqedonase. Numri i saj i parë u botua më 11 nëntor 1963.
"Vecer" filloi si botim i Bashkimeve Profesionale Socialiste të Shkupit. U botua në kuadër të “Ndërmarrjes së Botimeve Nova Makedonija”, shtëpia kryesore botuese për shtypin në periudhën socialiste (deri më 1991).
Gjatë tranzicionit të viteve 1990, gazeta vijoi të operojë me sukses por më pas shtëpia botuese shtetërore deklaroi falimentin dhe gazeta u nxorr në shitje.
Më 2003, pasi marka u ble nga kompania e marketingut “Idea Plus”, gazeta “Vecer” u bë media private për herë të parë. Tre vjet më vonë, pasi dështoi në realizimin e planit të biznesit, më 2006, biznesmeni Bojo Andreski, pronari i Universitetit Evropian të Shkupit, e bleu gazetën. Andreski ishte pranë partisë VMRO-DPMNE, në atë kohë në pushtet, udhëhequr nga ish-kryeministri Nikola Gruevski. Andreski ka edhe partinë e vet politike të titulluar “Partia e Drejtësisë”, e cila ka qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor të Gruevskit. Pas blerjes nga Andreski, pati një periudhë përshtatjeje të politikës editoriale me interesat e partisë në pushtet. Procesi u zbatua përmes dyshes së sapokrikuar editoriale nga "Sitel Television" - Dragan Pavlovic Latas, si kryeredaktor dhe Ivona Talevska, e cila ishte zëvendëskryeredaktore deri më 2012, kur u bë kryeredaktore.
Kur VMRO-DPMNE humbi pushtetin më 20217, Ivona Talevska iku nga "Vecer" dhe Vesna Micic Bozinovska u emërua kryeredaktore. Ajo vijon të jetë në këtë pozicion.
Kur VMRO-DPMNE humbi pushtetin më 20217, Ivona Talevska iku nga "Vecer" dhe Vesna Micic Bozinovska u emërua kryeredaktore. Ajo vijon të jetë në këtë pozicion. Pastaj ndodhi ndarja e gazetës nga faqja e saj e internetit "Vecer.mk", kur kryeredaktorja Ivona Talevska dhe një skuadër e vogël gazetarësh ndau faqen e internetit në një media më vete, ndërsa gazeta regjistroi një adresë tjetër.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Me pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Vecer Pres
Struktura e pronësisë
Gazeta "Vecer" është në pronësi private. Saso Bogdanovski është pronari i vetëm i gazetës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1963
Interesat e lidhur të themeluesit
"Vecer" filloi si organ i Bashkimit Socialist të Shkupit. "Vecer" funksionoi brenda kompanisë së shtypit NIP "Nova Makedonija".
Interesat e lidhur të administratorit
Në shtator 2023, Valentina Kochovska dhe Igor Panajotov u bënë menaxherë të "Vecer Press". Nuk ka informacion publik mbi të dy ata. Panajotov ka qenë më herët i punësuar në kompani. Më herët, Drejtori Ekzekutiv i "Vecer" ishte Boban Bogdanovski-Andreski, dhëndri i Bojo Andreski i cili e bleu "Vecer" në 2006.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është gazetare e vjetër, e cila ka qenë kryeredaktore e gazetës "Vecer" që nga viti 2017.
Kontakt
Adresa: Boulevard. Mito H. Jasmin bb, Shkup
Tel: +389 2 3219-650
email: vecer@vecer.press
website: www.vecer.press
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
536.861 $ / 31.46 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
-182.765 $ /-10.71 Mln. MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
