Vecer.mk

"Vecer mk" është një faqe lajmesh në internet që filloi punë në vitin 2004 si edicioni në internet i gazetës së përditshme "Vecer". Gazeta dhe faqja e internetit funksionuan si një media deri më 2017, kur, një skuadër e vogël gazetarësh me redaktoren Ivona Talevska u ndanë, duke e kthyer faqen e internetit "Vecer mk" si media më vete. Kjo detyroi gazetën të regjistrojë një faqe interneti me domain tjetër. Sipas të dhënave më të vjetra të disponueshme, "Vecher.mk" dhe paraardhësi i saj "Vecher.com.mk" nuk janë regjistruar nga kompania që botonte gazetën por nga firma "Maksmedia", nën pronësinë e ish-redaktorit Dragan Pavlovic Latas. Kjo i mundësoi Talevskas të ndajë edicionet në shtyp dhe online dhe të vijojë menaxhimin e faqes së internetit në mënyrë të pavarur nga gazeta. Që nga ajo kohë kompanitë që botojnë gazetën dhe faqen e internetit kanë qenë në një betejë ligjore dhe institucionale të heshtur për markën "Vecer". Në impresiumin e saj, media thotë se ajo është pjesë e "Medianet group", bashkë me faqet e lajmeve "Vesnik.com" dhe "Vesti.mk".

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Tëdhënatmungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Ndërkombëtare

Llloji përmbajtjes

Falas

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Medianet Ltd

Pronësi

Struktura e pronësisë

Media online "Vecer mk" është nën pronësinë e kompanisë "Medianet". Pronari i kësaj kompanie është Jakov Pavlovic Latas.

Grup / Pronar indvidual

100%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2004

Interesat e lidhur të themeluesit

Petar Ribarski

Është menaxher marketingu me eksperiencë. Ai filloi karrierën në vitet 1990 te kompania e marketingut "Idea Plus DDB". Kur agjencia bleu gazetën "Vecer" dhe themeloi kompaninë botuese "Vecer Pres", ai u bë drejtor. Në të njëjtin vit gazeta regjistroi faqen e vet të internetit, e cila më vonë ndryshoi pronësinë dhe u rrit në një media më vete, e ndarë nga gazeta. Ribarski iku nga "Vecer Pres" më 2006. Sot, ai ëshët menaxher në një korporatë ndërkombëtare.

Interesat e lidhur të administratorit

Jakov Pavlovic Latas

Është një biznesmen i ri maqedonas, i cili punon në fushën e marketingut dhe të medias. Shumë pak gjëra dihej publikisht për të me përjashtim të faktit që është i biri i gazetarit Dragan Pavlovic Latas, nga i cili mori dy kompanitë që aktualisht i menaxhon - "Medianet" and "Maksmedia".

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Ivona Talevska

është një nga fytyrat më të njohura në skenën mediatike të Maqedonisë. Ajo ka qenë aktive në fushën e gazetarisë që nga viti 1995 dhe më së shumti njihet si gazetare dhe ish-redaktore e televizionit "Sitel". Gjatë qeverisjes së partisë VMRO-DPMNE dhe kryeministrit Nikola Gruevski (2006-2017), një periudhë e njohur për rënie drastike në liritë e medias në vend, Talevska ishte krahu i djathtë i Dragan Pavlovic Latas, në atë kohë, kryeredaktor i "Sitel" TV. Nën udhëheqjen e tyre, televizioni u bë më i ndjekuri në vend, por edhe media më mbështetëse e qeverisë, duke lavdëruar politikat e saj dhe duke sulmuar kritikët. Kjo politikë editoriale u reflektua edhe në gazetën "Vecer" dhe në portalin "Vecer mk" pasi dyshja drejtuese Latas - Talevska u emërua që të drejtojë këto media. Sot, Talevska nuk është më aktive në "Sitel". Ajo ka qenë kryeredaktore e gazetës "Vecer" nga viti 2012 deri më 2017 kur u nda me gazetën dhe vijoi të ishte redaktore në "Vecer.mk". Më 2018, ajo u dënua me dy vjet me kusht për evazion fiskal.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Dragan Pavlovic Latas

Është babai i drejtorit të "Vecer MK", Jakov Pavlovic Latas. Ai është gazetar me eksperiencë dhe kontrovers në Maqedoni, njohur si kryeredaktori i televizionit "Sitel" nga viti 1997 deri më 2017 dhe gazetës "Vecer" nga viti 2006 deri më 2012. Ai është i njohur në publik për gjuhë të mprehtë dhe lidhjet me elitat politike, në mbështetje të së cilëve ai përdor mediat që ka menaxhuar. Roli i tij doli në pah veçanërisht gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE dhe kryeministrit Nikola Gruevski (2006-2017) televizioni "Sitel" dhe gazeta "Vecer" luftuan ashpër me disidentët politikë të qeverisë. Latas nuk është aktiv në media sot pasi u tërhoq nga pozicioni si redaktor në TV "Sitel". Ai është themelues dhe pronar i shumë mediave dhe kompanive të marketingut, të tilla si "Mediamaks", "Total Media Center", "Maksmedia" dhe "Medianet". Ai transferoi disa nga këto media te i biri, Jakov.

Kontakt

Adresa: blvd. “VMRO“ 1-6/22 , 1000 Shkup

е-mail: home@vecer.mk

tel:+38975444666

website: www.vecer.mk

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

21.672 $ /1.27 Mln. MKD

Fitim operativ (në Mil. USD)

172 $ /10.094 MKD

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union