Zhurnal
"Zhurnal.mk" është një faqe interneti që publikon përmbajtje tërësisht në gjuhën shqipe. Ajo u regjistrua më 2009. Pronarja është Hirije Muslija përmes kompanisë së saj "Zurnal Info", e cila ka bazë në Shkup. Muslija ka gjithashtu nën pronësi një kompani të teknologjisë së informacionit dhe është themeluese e një organizate jofitimprurëse që advokon për më shumë transparencë. Nuk ka impressium të publikuar në faqen e internetit dhe as ndonjë informacion se cilët janë redaktorët dhe gazetarët që krijojnë përmbajtjen. Gjithsesi, një artikull i publikuar më 2018 zbulon se redaktori i zhurnal.mk është Bexhet Musljia, bashkëshorti i Hirijes. Bexhet Muslija është gjithashtu bashkëpronar i një rrjeti dyqanesh të specializuara në produkte duhani në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Familja Muslija drejton gjithashtu median online me emër thuajse identik - zhurnal.mk e cila publikon përmbajtje në gjuhën maqedonase. Kjo faqe interneti është regjistruar gjithashtu në vitin 2009.
Pjesa e audiencës
Tëdhënatmungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Ndërkombëtare
Llloji përmbajtjes
Falas
Kompani/Grupe mediatike
Zhurnal Info
Struktura e pronësisë
Portali në gjuhën shqipe "Zhurnal" është nën pronësinë e "Journal INFO LLC", pronari i vetëm i së cilës është Hirije Muslija. Sipas të dhënave që Hirije Muslija ka dorëzuar te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 2020, organizata jofitimprurëse "OTI GROUP" është pas portalit në gjuhën maqesonase "Zhurnal". Muslija është një person i autorizuar i "OTI Group" në të cilën ajo është një nga themeluesit, bashkë me Igor Andonov, Redzep Ademovski, Albena Mashovic, dhe Alja Hadziu.
Grup / Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2009
Interesat e lidhur të themeluesit
Shfaqet si themelues i "Zhurnal info dooel Skopje". Ai është gjithashtu bashkëpronar i "BM CIGAR-TOBAÇO SHOP", një dyqan i specializuar për produkte duhani. Kompania ka dyqane edhe në Prishtinë e Tiranë.
Interesat e lidhur të administratorit
është drejtoreshë ekzekutive e "Zhurnal", dhe bashkëshortja e themeluesit të kësaj mediaje. Ajo është pronare e një kompanie për teknologjinë e informacionit dhe kompjuterët, si dhe themeluese e një shoqate jofitimprurëse për informim transparent. Ajo është gjithashtu menaxhere për një kompani të lidhur me shitjet e produkteve të duhanit.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
është bashkëshorti i Hirije Muslija. Përveç të qenit kryeredaktor i portalit "Zhurnal", ai është edhe një nga tre pronarët e "BM CIGAR-TOBAÇO SHOP", një dyqan i specializuar për produkte duhani. Kompania ka dyqane edhe në Prishtinë e Tiranë. Më 2009, ai ishte në vëmendjen e publikut si menaxhet i një kompanie tjetër që nuk ekziston më, e cila u padit nga "Google" dhe humbi. Konkretisht, ai regjistroi domainin ëëë.google.com.mk më 2004 dhe u gjobit për dhunimin e markës.
Kontakt
Adresa: 8 Udarna brigada 20б, 1000 Shkup
е-mail: info@zurnal.mk
tel: + 389 2 3217 815
website: www.zhurnal.mk
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
52.560 $ / 3.08 Mln. MKD
Fitim operativ (në Mil. USD)
171 $ / 9.996 MKD
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
