Kompanitë mediatike
Shumica e kompanive janë kompani private me përgjegjësi të kufizuara (sh.p.k) ku secila kompani menaxhon median që ka nën pronësi. Një përjashtim këtu bën Radio Televizioni i Maqedonisë, nën pronësinë shtetërore, dhe Agjencia e Informacionit Mediatik, e cila është kompani aksionere, ku shumica e aksioneve i takon shtetit. Përveç kësaj, ka një numër mediash jofitimprurëse në pronësinë e organizatave jofitimprurëse.