TRD Alfa

TRD Alfa

Kompania e transmetimeve tregtare “Alfa” (TRD Alfa) është kompania që operon Televizionin Alfa, i cili transmeton në formatin gjeneralist me licencë kombëtare. Është tërësisht nën pronësinë e “Alfa Skop”, e cila, nga ana e saj, është nën pronësinë e katër kompanive - CHS Invest (57 për qind), Makosped (17 për qind), Tehnometal Vardar (15 për qind) dhe Evrope (11 për qind). Kompania “Alfa Skop'' dhe pronari i saj maxhoritar CHS Invest nuk kanë aktivitete të dukshme në fusha të tjera profesionale, ndërsa aksionerët minoritarë janë aktivë në transport (Makosped), ëmbëlsira (Evropa), dhe Tehnometal Vardar ishte një kompani tregtare, e cila tashmë është e falimentuar. CHS Invest është në shumicë nën pronësinë e shtetasit hungarez Peter Schatz, i cili ka punuar në biznesin e medias në Hungari dhe në Slloveni. Nuk ka informacion që aksionerët minoritarë të kenë pasur bashkëpunim të mëparshëm me Peter Schatz ose me pronarin e mëparshëm të CHS Invest, biznesmenin serb Veselin Jevrosimovic. Ata hynë në kompaninë televizive si partnerë të biznesmenit maqedonas Sterjo Nakov, i cili kishte shumicën e aksioneve nga viti 2008 deri më 2012, por mbeti në strukturën e pronësisë edhe pse paketa e shumicës ndryshoi dy herë.

Fakte kyçe

Kompani mëmë

Alfa Skop

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Kompani me përgjegjësi të kufizuara

Sektorët biznesit

Kompani me përgjegjësi të kufizuara (sh.p.k)

Pronësi

Pronar indvidual

56.43%

Makosped

Makosped është kompani aksionere për transport ndërkombëtar. Numri më i madh i aksioneve në të mbahet nga kompania për tregti me shumicë dhe pakicë MEPKOM, nën pronësinë e Koco dhe Marika Mocan dhe kompanisë aksionere Lotaria e Maqedonisë së Veriut sh.a.

17%
mediat
Other Media Outlets

Media të tjera Online

https://alfa.mk/

Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2008

Interesat e lidhura me themeluesin

Sterjo Nakov, Alfa Skop

Në kohën e krijimit të televizionit Alfa, kompania e saj themeluese, Alfa Skop ishte nën pronësinë e katër kompanive, nga të cilat, Fersped kishte paketë shumice me 57 për qind, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve shpërndaheshin mes Fersped (17%), Evropa (11%) dhe Tehnometal Vardar (15%). Pronari i shumicës së AD Fershped ishte biznesmeni Sterjo Nakov, i cili konsiderohet edhe si themeluesi i televizionit. Nakov ishte një nga biznesmenët më të fuqishëm të vendit në vitet 1990 dhe 2000, dhe ishte përfshirë në transport, prodhim vere dhe hoteleri e biznese të tjera.

Punonjësit

102

Kontakt

Adresa: Kacanicki pat, Vizbegovo BB, 1000 Shkup

е-mail: alfatv@alfa.mk

tel: +389922600370

website: www.alfa.mk

NIPT

6423957

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

2.09 Mln $ / 122.64 Mln. MKD

Fitimi operativ (në Mil. USD)

6.987 $ / 409.465 MKD

Reklamat (si % të totalit të financimit)

627.817 $ / 36.79 Mln. MKD (30%)

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union