CBC Alsat-M

CBC Alsat-M

Kompania e transmetimeve tregtare Alsat-M Doo Skopje është një kompani e regjistruar në vitin 2004 për aktivitete të transmetimit. Është kompani bijë e Ve Ve Group, një kompani konsulente që punon në fushën e energjisë, transportit dhe mjedisit. Pronarja kryesore e Ve-Ve Group është Imihane Velia. Ajo nuk ka profil publik dhe nuk shfaqet në publik. Nuk ka informacion nëse ajo ka apo është e përfshirë në biznese të tjera përveç kompanive të familjes – kompania e konsulencës dhe televizioni. Një vendimmarrës kyç në Ve Ve Group dhe Alsat-M është drejtori Ferik Velija, i biri i Imihane Velija.

Fakte kyçe

Kompani mëmë

Ve Ve Group

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Kompani me përgjegjësi të kufizuara

Sektorët biznesit

Programe dhe transmetime televizive

Pronësi

100%
mediat
Other Media Outlets

Media të tjera Online

www.alsat.mk

Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2004

Interesat e lidhura me themeluesin

Vebi Velija

Themeluesi i Alsat-M, është përshkruar shpesh si një nga biznesmenët më të fuqishëm të Ballkanit nga origjina etnike shqiptare. Ai lindi në fshatin Gradec të Gostivarit dhe zhvilloi biznesin e tij jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vender përreth. Kompania e tij më e njohur ishte kompania e konsulencës Ve-Ve Group, e cila ofron shërbime në fushat e energjisë, mjedisit dhe menaxhimit të projekteve. Alsat ishte një projekt që ishte konceptuar si televizion rajonal satelitor që do të mbulonte zonat e Ballkanit me popullsi të konsiderueshme shqiptare. Televizioni filloi peracionet në Shqipëri dhe transmetimet në Maqedoninë e Veriut më 2004. Vebi Veliaj njihet edhe si themelues dhe president i fondacionit "Velija Foundation" për kulturë, president i “Shoqatës së Industrialistëve dhe Investitorëve të Shqipërisë”, anëtar i iniciativave rajonale të SEKI dhe organit këshillimor të biznesit për “Paktin e Stabilitetit”. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të punës në Ministrinë e Punës dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe anëtar i Bordit Mbikëqyrës së Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja në Shqipëri. Ai vdiq në vitin 2009 në moshën 61 vjeç.

Punonjësit

101

Kontakt

Adresa: blvd. Krste Petkov Misirkov , TC Mavrovka 1000 Shkup

еmail: alsat@alsat-m.tv

tel: +389 2 3216070

website: alsat.mk

NIPT

5887364

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

2.78 Mln $ /162.98 Mln. MKD

Fitimi operativ (në Mil. USD)

59.898 $ / 3.51 Mln. MKD

Reklamat (si % të totalit të financimit)

2.4 Mln $ /140.9 Mln. MKD (86.45%)

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union