CIA

CIA

Kompania për kërkime, analizë dhe marketing CIA DOOEL Skopje u themelua në vitin 2011 si agjenci marketingu. Gjatë sundimit të VMRO-DPMNE nga viti 2006 deri më 2016, CIA DOOEL kreu anketime, në të cilat partia në pushtet kishte avantazhe të mëdha përkundrejt opozitës SDSM. Infomax, media nën pronësinë e CIA DOOEL, ishte afër qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Kompani me përgjegjësi të kufizuara

Sektorët biznesit

Online publishing and marketing

Pronësi

Pronar indvidual

mediat
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2011

Interesat e lidhura me themeluesin

Aleksandar Mitovski

Është i diplomuar në ligj. Ai ishte punësuar si asistent pedagod në fakultetin e ligjit “Iustinianus Primus". Ai nuk e filloi karrierën as si jurist dhe as si gazetar por u përfshi në politikë. Më 2011, ai u bë pjesë e partisë së sapokrijuar “Të Bashkuar për Maqedoninë", të ish-ministrit të brendshëm, Ljube Boshkoski. Në të njëjtin vit, ai themeloi kompaninë CIA DOOEL, e cila është themelueese e portalit "Infomax". Ai është kryeredaktor i portalit Infomax dhe autor i një emisioni të titulluar "Biseda të vështira" i cili transmetohet në kanalin YouTube të portalit ku të ftuarit kryesorë janë politikanë nga opozita. Ai është një kritik i ashpër i partisë në pushtet SDSM dhe mbështetës i fortë i partisë së opozitës VMRO-DPMNE, por jo i udhëheqësit aktual të kësaj partie Hristijan Mickoski. Mitovski është bashkëshort dhe aktivist politik i editorialistes Natalija Ivceva. Mitovski është dënuar me burg me vendim të pezulluar për zbulimin e një sekreti zyrtar përmes publikimit të dëshmisë së biznesmenit Orce Kamchev të dhënë gjatë hetimit nga Zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit, të quajtur "Racket".

Kontakt

Adresa: Majski manifest' No. 1000 Shkup

е-mail: centarzaistrazuvanjeianaliza@gmail.com

website: infomax.mk

NIPT

6666124

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

95.905 $ /5.62 Mln. MKD

Fitimi operativ (në Mil. USD)

36.348 $ / 2.13 Mln. MKD

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union