Em Media
Kompania për tregti dhe shërbime EM MEDIA DOO Skopje u themelua më 2009 nga Aco Misajlovski, vëllai i politikanit Vlado Misajlovski nga partia VMRO-DPMNE, e cila në atë kohë ishte në pushtet. Pas themelimit të kompanisë, ai regjistroi faqen e internetit Kurir.mk. Misajloski nuk ka pasur eksperiencë të mëparshme në sektorin e medias. Më 2015, kur vëllai i tij u emërua ministër i transportit dhe i komunikacionit, ai ia shiti kompaninë Sase Stojanovskit, në atë kohë redaktor i faqes së internetit. Në anën tjetër, ai shiti shumicën e aksioneve më 2017 te kompania hungareze Adinamik media dhe qëndroi si aksioner minoritar. Em Media është pronari i disa faqeve të internetit, të tilla si Denesen.mk për lajme politike, Ekonomski.mk për lajme ekonomike dhe Zdravstvo.mk për çështje të shëndetit.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuara
Sektorët biznesit
Publikime në internet
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2009
Interesat e lidhura me themeluesin
është një biznesmen maqedonas, i cili njihet më së shumti si vëlla i politikanit Vlado Misajlovski, zëvendëspresident i partisë VMRO-DPMNE dhe ish-ministër i transportit dhe telekomunikacionit. Në 2009, ai themeloi kompaninë Em Media, e cila regjistroi portalin Kurir portal. Aco Misajlovski nuk ka eksperiencë të mëparshme më biznesin e medias. Më 2015 ai e shiti kompaninë te Sashe Stojanovski, i cili ishte kryeredaktor i medias në atë kohë. Sot ai është pronari dhe drejtori i kompanisë së marketingut Kreativa 5. Aktualisht ai nuk është në sytë e publikut dhe nuk ka shumë informacion për të.
Punonjësit
17
Kontakt
Adresa: Ul. "Mirce Orovchanec" no. 25/1, floor 4/9 1000 Shkup
Tel: +389 2 614 18 27
email: nfo@kurir.mk
website: www.kurir.mk
NIPT
6537774
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
315.018 $ /18.46 Mln. MKD
Fitimi operativ (në Mil. USD)
-33.447 $/ -1.96 Mln. MKD
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Titujt
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
