Faktor Portal

Faktor Portal

Faktor portal DOO Skopje është një kompani e themeluar më 2012 nga profesori i universitetit Krste Shajnoski dhe biznesmeni Aleksandar Manev. Shajnoski la kompaninë në vitin 2020 pasi u zgjodh president i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve me propozim të qeverisë. Biznesi i vetëm i kompanisë janë portalet e internetit. Portali Factor, përveç Faktor.mk me ndikim, e cila boton lajme me fokus te ekonomia, boton edhe portalet mbi “Lifestyle” Zenski magazin (Revista e Grave), Maski magazin (Revista e Burrave) dhe Hashtag.

Fakte kyçe

Kompani mëmë

Faktor Media Group

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Kompani me përgjegjësi të kufizuara

Sektorët biznesit

Publikime mediatike online

Pronësi

Pronar indvidual

mediat
Other Media Outlets

Media të tjera Online

Zenskimagazin.mk,

Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2012

Interesat e lidhura me themeluesin

Krste Shajnoski

Është profesor në Universitetin e Stip dhe si gazetar ka punuar më herët në shumë media. Ai ka qenë edhe pedagod në Universitetin e Marrëdhënieve Publike si dhe konsulent në kompanitë e sigurimit. Me propozim të qeverisë, më 2019, ai u zgjodh si president i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve. Për shkak të pozicionit të ri, një vit më vonë, në tetor 2020, Shajnoski la strukturën e pronësisë së medias, duke lejuar Manev të bëhet pronar 100% i portalit. Gratë e tyre, Svetlana Shajnoska dhe Katerina Jordanovska-Maneva, janë gjithashtu të përfshirë në biznesin e medias si pronare të kompanisë Factor Media Group DOO, themeluar më 2019, e cila ka të njëjtën adresë si kompamnia që boton portalin Factor portal.

Punonjësit

11

Kontakt

Adresa: Blvd. Metropolit Teodosij Gologanov no. 49/2-2, 1000 Shkup

еmail: contact@faktor.mk

Tel: +389 70241124

website: faktor.mk

NIPT

6819800

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

354.096 $ / 20.75 Mln. MKD

Fitimi operativ (në Mil. USD)

64.676 $ / 3.79 Mln. MKD

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union