Medianet Ltd

Medianet Ltd

Kompania për shërbime dhe marketing MEDIANET LTD DOOEL SKOPJE është regjistruar si agjenci marketingu në vitin 2018. Themeluesi është Zvezdan Pavlovic, vëllai i gazetarit Dragan Pavlovic Latas. Në verën e vitit 2023 ai transferoi pronësinë te nipi i tij Jakov Pavlovic Latas, i biri i gazetarit të famshëm. Medianet është gjithashtu pronari i agregatorit të lajmeve Vesti.mk dhe i faqes së internetit Vesnik.com.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Kompani me përgjegjësi të kufizuara

Sektorët biznesit

Publikime dhe marketing online

Pronësi

100%
mediat
Other Media Outlets

Media të tjera Online

www.vesti.mk

Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2018

Interesat e lidhura me themeluesin

Jakov Pavlovic Latas

është një biznesmen i ri maqedonas që punon në fushën e marketingut dhe të medias. Ka pak informacion të njohur publikisht mbi të dhe ai njihet vetëm si i biri i gazetarit Dragan Pavlovic Latas, nga i cili mori dy kompanitë që menaxhon - Medianet dhe Maksmedia.

Kontakt

Adresa: blvd. “VMRO“ 1-6/22 , 1000 Shkup

е-mail: home@vecer.mk

Tel: +38975444666

NIPT

7268114

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

21.672 $ /1.27 Mln. MKD

Fitimi operativ (në Mil. USD)

172 $ /10.094 MKD

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Dragan Pavlovic Latas

është babai i drejtorit të Vecer MK, Jakov Pavlović Latas. Ai është gazetar i vjetër dhe kontrovers në Maqedoni, njohur si kryeredaktor i televizionit Sitel nga viti 1997 deri më 2017, dhe i gazetës Vecer nga viti 2006 deri më 2012. Ai njihet në publik për lidhjet e tij kontroverse me elitën politike, në mbështetje të së cilës ka vendosur median në të cilën ka punuar. Roli i tij u bë veçanërisht i njohur gjatë sundimit të partisë VMRO-DPMNE dhe kryeministrit Nikola Gruevski (2006-2017), kur Sitel dhe Vecer sulmuan ashpër kundërshtarët politikë të qeverisë. Latas nuk është aktiv në media sot pasi u tërhoq nga pozicioni drejtues në Sitel. Ai është themelues dhe pronar i shumë mediave dhe kompanive të marketingut, të tilla si Mediamaks, Total Media Center, Maksmedia dhe Medianet. Ai i ka dhënë disa prej tyre të birit, Jakov.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union