ONLINE MEDIA
Kompania për median dixhitale ONLINE MEDIA DOO Skopje është botuesi i A1on. e cila filloi të funksionojë më 2012. Pas themelimit të saj, portali u mbush me gazetarë që më herët patën punuar te televizioni i sapombyllur A1. Kështu, vetë emri i portalit u zgjodh për shkak se faqja e internetit ishte vijimësi online e televizionit privat që doli nga biznesi më 2011 për shkak të parregullsive financiare. Predrag Petrovic ka qenë themeluesi që nga konceptimi. Pesë vjet pas themelimit, kompania "Nova Media" hyri te ONLINE MEDiA DOO. Pastaj, nga fillimi i vitit 2018, u bë pjesë e "Clip Media" e cila ka nën pronësi dhjetë portale. Pronari i vetëm i Clip Media është Igor Leshtar.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuara
Sektorët biznesit
Media online
Biznesi i medias
Media online
Clip Media Group
Biznes
Zhvillim programesh
Sinami
Zhvillim programesh
Sinami, Malta
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2012
Interesat e lidhura me themeluesin
ka punuar si gazetar për shumë dekada. Ai ka qenë gazetar në televizionin privat me ndikim A1, i cili u mbyll pas 18 vitesh pune më 2011. Media u mbyll zyrtarisht për shkak të parregullsive financiare, por kritikët në atë kohë e konsideruan ngjarjen si të motivuar politikisht nga parrtia e qendrës së djathtë VMRO-DPMNE, e cila ishte në pushtet në vend që nga viti 2006 deri më 2016, për shkak se A1 ishte media kritike. Pas mbylljes, disa nga gazetarët e televizionit vendosën të krijojnë median e tyre online.
Punonjësit
2
Kontakt
Adresa: 11 October 33a, Skopje, 1000 Shkup
е-mail: a1onmkd@gmail.com
tel: +389 75 289 010
website: a1on.mk
NIPT
6762549
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
24.573 $ / 1.44 Mln. MKD
Fitimi operativ (në Mil. USD)
-13.663 $ / -800.627 MKD
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
