PBC Macedonian Radio and Television
Kompania e Transmetimeve Publike Radio Televizioni Maqedonas është shërbimi kombëtar i transmetimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo përbëhet nga dy njësi prodhimi: televizioni dhe radio. Në formën e saj aktuale, MRT ka ekzistuar që nga viti 1993, kur u themelua nga parlamenti. Deri në atë kohë, ajo funksiononte si vijim i Televizionit të Shkupit, i cili vepronte që nga viti 1964 dhe Radio Shkupi, e themeluar në vitin 1944. Transmetuesi kombëtar veprin në interes të publikut dhe transmeton programe me përmbajtje informative, shkencore dhe edukative, kulturore, sportive dhe lloje të tjera përmbajtjeje. MRT operon tetë shërbime televizive: MRT1, MRT2, MRT3, MRT4, MRT5, Kanali i Parlamentit, MRT 1 SAT, MRT 2 SAT, si dhe 4 shërbime Radio MR1, MR2, MR3 dhe MR SAT. Kanalet në vetvete janë ndarë sipas gjuhës në të cilën transmetojnë programin: maqedonishtja dhe shqipja dhe gjuhët e minorancave të tjera (turqisht, serbisht, romisht, vllahisht dhe në gjuhën e Bosnjës). Një nga kanalet televizive transmeton programe për fëmijë 24 në ditë. Një tjetër, kanali i parlamentit, transmeton në kohë reale seancat e parlamentit, institucionit themelues të MRT. Çdo shërbim ka një redaktor përgjegjës. MRT menaxhohet nga një drejtor i përgjithshëm, i cili zgjidhet nga këshilli i progracionit, i cili nga ana e vet zgjidhet nga parlamenti. Drejtori aktual është zgjedhur 11 vjet më parë, por mandati i tij ka skaduar tre vjet më parë; për shkak të një bllokade në parlament për zgjedhjen e trupit të ri që duhet të emërojë një drejtor të ri, nuk është zgjedhur pasardhësi. E gjitha kjo komplikon reformën e nevojshme në transmetuesin publik, i cili është kritikuar në raportet vjetore të Komisionit Evropian për progresin. Ata vërejnë se shteti ka dhënë fonde të pamjaftueshme për punën e shërbimit publik që prej vitesh, gjë që prek cilësinë e punës dhe pavarësinë e institucionit. MRT-ja duhet të ketë një politikë editoriale të pavarur, por praktika tregon të kundërtën. Puna e saj ndikohet fort nga partia e cila ka qenë në pushtet kur janë zgjedhur drejtuesit e saj. Deri më 2017, MRT u financia nga tarifa e transmetimit dhe nga buxheti i shtetit. Qeveria e kohës e hoqi taksën kështu që tani burimi kryesor i financimit është buxheti i shtetit, krahas shitjes së reklamave. MRT është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU).
Formular i biznesit
Publike
Forma ligjore
Kompani e transmetimeve publike
Sektorët biznesit
Programe dhe transmetime televizive
Televizione të tjera
Televizioni i Maqedonisë -Kanali i tretë MRT3
Televizioni i Maqedonisë -Kanali i katërt MRT4
Televizioni i Maqedonisë -Kanali i pestë MRT5
Televizioni i Maqedonisë -Kanali i parlamentit
MRT Programi i parë satelitor
MRT Programi i dytë satelitor
Radio
Radio e Maqedonisë - Kanali i dytë MRA2
Radio e Maqedonisë - Kanali i tretë MRA3
Radio e Maqedonisë, kanali satelitor.
Media të tjera Online
https://mrt.com.mk/
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1993
Interesat e lidhura me themeluesin
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut është organi përfaqësues i shtetasve dhe mban fuqinë legjislative. Ai përbëhet nga 120 deputetë të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta. Mandati i deputetëve zgjat katër vjet. Organizimi dhe funksionimi i parlamentit qeveriset nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rregullat e Procedurës Parlamentare. MRT dorëzon një raport vjetor mbi veprimtarinë e kësaj medias në parlament një herë në vit.
Punonjësit
681
Kontakt
Adresa: blvd. Goce Delcev 18 , 1000 Shkup
еmail: direkcijamrt@mrt.com.mk
Tel: +389025119899
website: mrt.com.mk
NIPT
4063406
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
18.77 Mln. $ / 1.1 bn. MKD
Fitimi operativ (në Mil. USD)
597.953 $ / 35.04 Mln. MKD
Reklamat (si % të totalit të financimit)
642.151 $ / 37.63 Mln. MKD (34%)
Drejtuesit
Bordi ekzekutiv + interesat e bordit ekzekutiv
Presidente e Këshillit Programatik
Zëvendëspresidente e Këshillit Programatik
Anëtare e Këshillit Programatik
Anëtar i Këshillit Programatik
Anëtar i Këshillit Programatik
Anëtar i Këshillit Programatik
Anëtar i Këshillit Programatik
Anëtare e Këshillit Programatik
Anëtar i Këshillit Programatik
Anëtare e Këshillit Programatik
Anëtar i Këshillit Programatik
Anëtar i Këshillit Programatik
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
Kryetar i Bordit Mbikëqyrës
Anëtar i Bordit Mbikëqyrës
Anëtar i Bordit Mbikëqyrës
Anëtare e Bordit Mbikëqyrës
Anëtar i Bordit Mbikëqyrës
Anëtar i Bordit Mbikëqyrës
Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës
Më shumë informacion
Meta Data
Financat e kanalit të parë të Televizionit Maqedonas nuk mund të gjenden veçmas nga e gjithë MRT, për shkak se të dhënat janë të disponueshme për kompaninë si e tërë dhe jo si shërbim i veçantë.
