Sloboden Pecat
Kompania Sloboden Pecat DOO Skopje u themelua në vitin 2013 me aktivitetin kryesor: botim gazetash. Në dekadën e ekzistencës së saj ka pasur shumë ndryshime në strukturën e pronësisë kështu që tashmë ajo është nën pronësinë e avokatit serb Vladimir Galjak, i cili ka gjysmën e kompanisë. Gjysma tjetër është nën pronësinë e kompanisë maqedonase Pecat Mk, ku 90% është nën pronësinë e biznesmenit Dragan Zivkovic, dhe 10% nga një nga drejtorët e Sloboden Pecat, Miroslav Jovanovic. Përveç publikimit të gazetës Sloboden Pecat, kompania ka gjithashtu nën pronësi faqen e internetit me influence me të njëjtin emër si dhe platformën video Slobodna TV, si pjesë e këtij grupi mediatik.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuara
Sektorët biznesit
Botim gazetash
Pronar indvidual
Miroslav Jovanovic
Miroslav Jovanovic, i biri i Gradimir Jovanovic, një nga bashkëthemeluesit dhe ish pronar i gazetës, ai hyri në strukturën e pronësisë së medias pasi i ati i tij doli nga kompania. Që nga viti 2018, ai është emëruar drejtor i kompanisë që publikon gazetën dhe ka 50% të aksioneve të saj. Në vitin pasues, ai shiti aksionet te kompania Pecat mk, përmes të cilës, Dragan Zivkovic u bë pronar 45% i medias, ndërsa Miroslav mbajti vetëm 5%.
Media të tjera Online
https://www.slobodenpecat.mk/
Biznesi i medias
Botim gazetash
Sloboden pecat DOO Skopje (Maqedonia e Veriut)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2013
Interesat e lidhura me themeluesin
Pronari i kompanive Net Media Group DOOEL dhe DNA Communications DOOEL Shkup, të cilat janë regjistruar si portale interneti për kërkim tregu dhe të opinionit publik. Koshevaliski është një nga themeluesit e Shoqatës Jofitimprurëse Për Mbrojtjen e Medias Kombëtare të Shtypur (AZNPM) Shkup. Më 2016, ai la strukturën e pronësisë së gazetës.
Një gazetar i mirënjohur maqedonas dhe një nga themeluesit e gazetarisë së radios në Maqedoninë e Veriut. Në fakt, e gjithë karriera e tij profesionale është lidhur me radion e Maqedonisë. Pas pensionimit, ai u bë një nga themeluesit e gazetës Sloboden Pecat. Më 2017, ai la strukturën e pronësisë së medias kur i biri i tij, Miroslavi, hyri në kompani.
Punonjësit
48
Kontakt
Adresa: Kej 13 Noemvri GTC Floor 2, Local 12, D.E. 234, 1000 Shkup
Tel: +389 2 551 1763
email: isprati@pecat.mk
website: slobodenpecat.mk
NIPT
6895760
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
1.50 Mln. $ / 88.21 Mln. MKD
Fitimi operativ (në Mil. USD)
6.488 $ / 380.223 MKD
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Missing data
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
