TS Group
Tetova-sot publikohet nga kompania për tregti dhe shërbime TS Group DOOEL. Themeluar më 2001, ajo ka ndryshuar aktivitetin dy herë dhe emrin tre herë. Ajo u themelua fillimisht si kompani kompjuterësh, nën emrin MASTER-COMPUTERS, pas të cilës ata vijuan si botues të portaleve të internetit. Pastaj më 2016, ajo u riemërua Tetovasot-media, dhe më 2022 mori emrin aktual TS GROUP. Tre vëllezër, Naser, Rami dhe Tefik Mislimi, shfaqen në strukturën e pronësisë, duke ndryshuar role si pronarë apo drejtorë të kompanisë. Vëllai Naser la kompamninë formalisht më 2016, ndërsa kompania u mor plotësisht nga Ramiu më 2022. Përveç Tetova-sot, kompania ka edhe tre portale të tjera – bild.mk, indeks.mk dhe ts.mk. Të katër portalet në periudhën parazgjedhore publikuan reklama vetëm të partisë shqiptare BDI dhe për shërbime nga shteti. Për llogari të kësaj partie ata morën shumën maksimale të lejuar prej 15,000 euro dhe janë të vetmet faqe interneti që morën një shumë të tillë për reklama partiake.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Kompani me përgjegjësi të kufizuara
Sektorët biznesit
Media online
Media të tjera Online
bild.mk
indeks.mk
ts.mk
Biznes
Organizatë jofitimprurëse
Albazone Media
PRO-Vizioni Tetovë
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2001
Interesat e lidhura me themeluesin
Bashkë me vëllezërit Rami dhe Tefik, ka qenë në biznesin e medias online me portale në gjuhën shqipe që prej më shumë se një dekade. Më 2016 ai la pronësinë e kompanisë që publikon Tetova-sot. Më 2019, ai ishte një nga themeluesit të Shoqatës për Multimedia dhe Art “Albazone Media'', përmes të cilës menaxhon portalet albazone.mk dhe lajmi.mk. Këto domaine janë krijuar në vitin 2015, kur ai ishte drejtor i kompanisë që publikon TetovaSot. Gjithsesi, aktualisht posti i pronarit dhe ai i drejtorit të TetovaSot mbahen nga dy vëllezërit e tij. Naser Mislimi është këshilltar i komunës së Zhelinës nga partia BDI.
Punonjësit
2
Kontakt
Adresa: Jane Sandanski 12/4. 1200 Tetovë
е-mail: info@tetovasot.com
phone: +38970330111
website: www.tetovasot.com
NIPT
5520746
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
30.205 $ / 1.77 Mln. MKD
Fitimi operativ (në Mil. USD)
9.153 $ / 536.364 MKD
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
