Agnes Adamik
Agnes Adamik është shtetase hungareze, e cila ka regjistruar kompaninë "Adinamik Media" në Shkup në vitin 2017. Në vitin pasardhës kompania mori shumicën e aksioneve në kompaninë "Em Media", e cila është botuese e "Kurir". Ka pak informacion mbi Agnes Adamik në publikun maqedonas. Gjithsesi, dihet se ajo ka qenë më parë drejtoreshë e kanalit të parë të grupit mediatik shtetëror në Hungari, grup që pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Viktor Orbán ka punuar nën kontrollin e partisë së tij Fidesz. Adamik, përmes "Adinamik Media", ka shumicën e aksioneve në dy kompani të tjera mediatike në Maqedoni – "Prva Republika" dhe "LD Press". Të tre kompanitë në të cilat ajo ka shumicën e aksioneve kontrollojnë shtatë media online.
Biznes
Media
Prva Republika (Macedonia)
LD Press Media (Macedonia)
Adinamik Media (Macedonia)
Më shumë informacion
Tituj
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
