Aleksandar Mitovski

Aleksandar Mitovski

Mitovski është i dioplomuar në drejtësi. Ai filloi karrierën as si jurist dhe as si gazetar, por i përfshi në politikë. Më 2011 ai u bë pjesë e partisë së sapokrijuar në opozitë "Të Bashkuar për Maqedoninë", e ish ministrit të punëve të brendshme Ljube Boshkoski. Në të njëjtin vit ai themeloi kompaninë "CIA DOOEL", përmes të cilës është themelues i faqes informative në internet "Infomax".

Ai është kryeredaktor i Infomax dhe autor i një spektakli televiziv të quajtur “Biseda të vështira”, i cili transmetohet në kanalin YouTube të portalit. Të ftuarit e tij kryesorë janë politikanë nga opozita.

Ai është kritik i zëshëm i partisë në pushtet SDSM dhe mbështetës i madh i opozitës VMRO-DPMNE, por jo i udhëheqësit aktual të saj Hristijan Mickoski.

Mitovski është martuar me opinionisten dhe aktivisten politike Natalia Ivceva.

Mitovski u dënua me kusht për zbulimin e sekreteve zyrtare përmes publikimit të dhëshmisë së biznesmenit Orce Kamchev, dhënë gjatë hetimit të një rasti korruptiv në çështjen e njohur si "Racket".

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Natalia Ivcheva

Gruaja e Aleksandar Mitovskit, aktivist politik dhe kolumnist në Infomax, i cili është gjithashtu pronar i agjencisë së marketingut Triple Digit Production.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union