Andreja Josifovski
Andreja Josifovski është biznesmen i njohur maqedonas nga sektori i naftës. Ai ka paketën më të madhe të kompanisë aksionere "Makpetrol", d.m.th., 2,000 aksione, të cilat janë praktikisht 1.78% të aksioneve. Josifovski është gjithashtu edhe aksioneri më i madh individual në "Oilco", një kompani bijë e "Makpetrol" (dhe aksionere e "Makpetrol"). Ai ka nën pronësi 14.98% te "Oilco".
Kompania merret me shpërndarjen e produkteve të naftës dhe ka numrin më të lartë të pikave të karburanteve në Maqedoninë e Veriut.
Biznes
Transmetime televizive
Telma (Maqedonia e Veriut)
Hidrokarbure
“MAKPETROL" kompani aksionere për naftën dhe nënproduktet (Maqedonia e Veriut)
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara për transport OILCO Shkup (Maqedonia e Veriut)
Gaz
Trade company MAKPETROL PROM - GAS DOOEL Skopje (Maqedonia e Veriut)
Sigurime
Kompani aksionere për sigurime dhe risigurime Maqedonia e Veriut, Shkup - Vienna Insurance Group (Maqedonia e Veriut)
Energji
MACEDONIAN GAS ASSOCIATION Skopje (Maqedonia e Veriut)
Shoqata e Komitetit Kombëtar të Maqedonisë i Këshillit Botëror për Naftën, Shkup (Maqedonia e Veriut)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Vajza e aksionerit më të madh të Makpetrol, Andreja Josifovski nga e njëjta kompani aksionere zotëron 120 aksione me të drejtë votimi, të cilat përbëjnë 0.107% të numrit total të aksioneve të emetuara nga kjo kompani e listuar në bursë. Ajo është gjithashtu anëtare e bordit të menaxhimit të kompanisë. Në rrjetin social LinkedIn, Josifovska Spasovska prezanton veten si drejtoreshë të burimeve njerëzore dhe kontrollit të brendshëm në Makpetrol.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
