Darko Gelev
Darko Gelev, më së shumti i njohur me nofkën e tij “Brejk”, është pronar mediaje, biznesmen dhe ish-muzikant. Përveç "Metropolis Radio", ai është pronar i vetëm i "City Radio" të Shkupit. Në fakt, kjo ka qenë media e parë që ai hapi në vitin 2002, me synimin për të rivalizuar radion popullore "Antenna 5". Në publik dhe në rrjetin profesional shoqëror LinkedIn, Gelev prezanton veten si pronar të "Club Radio", një stacion muzikor i orientuar tërësisht përreth muzikës club dance. Gjithsesi, ai nuk shfaqet në të dhënat zyrtare të pronësisë të stacionit të radios.
Që nga viti 2022, ai ka qenë gjithashtu pronar i kompanisë së ndërtimit "Metropola Real Estate". Darko Gelev është një nga pronarët e "MZT Investment Group", një kompani që jep me qira dhe menaxhon prona të patundshme të vetat apo të të tretëve.
Biznes
Transmetime radio
City Radio (100%, http://www.cityradio.com.mk/)
Ndërtim
Metropola Real Estate
Prona të patundshme
MZT Investment Group
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Bashkëshorte e Darko Gelev, ish miss Maqedonia. Ajo është një nga dy pronarët e qendrës City Hall në Shkup. City Hall është një objekt shumëfunksional me kapacitet 500 persona të ndarë në bar, lobi dhe studio.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
