Done Donevski
Done Donevski është biznesmen dhe menaxher maqedonas i cili ka menaxhuar në vijimësi kompaninë publikuese "Prva Republika" që nga themelimi i saj më 2012. Në fillim, pronari i kompanisë ishte kompania offshire "Iresine Limited", e regjistruar në Belize, me pronësi të panjohur. Më 2016, Donevski u bë pronar me të drejta të plota të "Prva Republika", dhe më 2018 ai shiti shumicën e aksioneve te kompania "Adinamic Media", e cila i përket shtetases hungareze Agnes Adamik, duke mbajtur vetëm një paketë minoritare për veten.
Biznes
Media
Prva Republika (Maqedonia e Veriut)
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
