Emil Stojmenov

Emil Stojmenov

Emil Stojmenov është biznesmen maqedonas dhe i biri i Borislav Stojmenov, themelues i "Kanal 5". Ai është pronar i vetëm i televizionit dhe është gjithashtu i përfshirë në biznese të tjera të familjes bashkë me të ëmën Nadezhda Stojmenova dhe të vëllain, Marjan Stojmenov, biznese të tilla si "Financial Credit Center BS" dhe "Euro MK". Bizneset kryesore të familjes janë shërbimet financiare dhe konsulenca e biznesit. Emil Stojmenov është gjithashtu bashkëpronar i agjencisë së udhëtimeve "Net Bay".

Zëri i tij u dëgjua në biseda në të ashtuquajturat bomba të opozitës SDSM të publikuara në vitin 2015 me synimin e demaskimit të qeverisë së VMRO-DPMNE.

Në përgjime, Stojmenov dëgjohet duke folur me shefin e asaj kohe të shërbimeve sekrete Sasho Mijalkov, dhe sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Martin Protoger. Në disa prej bisedave, Stojmenov foli për përmbajtjen e mediave të tij si dhe për interesat financiare të kompanive të tij.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Transmetime televizive

Kanal 5 (Maqedonia e Veriut)

Shërbime financiare

FD FINANCIAL LOAN CENTER BS DOO Shkup (Maqedonia e Veriut)

Turizëm

NET-BAJ DOO Shkup (Maqedonia e Veriut)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Borislav Stojmenov

Themelues i televizionit është Borislav Stojmenov, lindur më 4 prill 1940 në fshatin Veljusa, Strumicë. Ai ka diplomë masteri në kontabilitet dhe financë dhe një të dytë në marketing. Ai është një nga themeluesit e VMRO-DPMNE. Ai ka qenë ministër i Financave nën qeverinë e Ljubco Georgievski nga viti 1998 deri më 1999. Pas ndarjes së partisë që pasoi rënien nga qeveria, ai themeloi një parti të re të quajtur VMRO Macedonian, e cila eventualisht u bashkua me VMRO-DPMNE më 2012. Ai është themelues i shumë kompanive të lidhrua me shërbimet financiare dhe të konsulencës.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union