Family Frangaј
Aleksandër Frangaj është ish gazetar shqiptar dhe sipërmarrës, i cili në vitet e fundit ka zgjeruar biznesin në ndërtim dhe prona të patundshme. Ai është bashkëthemelues i të përditshmes “Koha Jonë”, gazeta e parë ë pavarur që u botua pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Më 1997, Frangaj themeloi kompanisë "Media 6" bashkë me dy biznesmenë të tjerëJulien Roche and Marsel Skëndo. Në atë kohë, Frangaj kishte 50% të kompanisë ndërsa dy partnerët e tij kishin 25% secili. "Media 6" publikoi të përjavshmen "Klan". Nën të njëjtin emër, Frangaj hapi televizionin "Klan". Më 2013, kompania ndryshoi emrin nga "Media 6" në "TV Klan". Pati edhe një ndryshim në strukturën e pronësisë dhe kompania u ble nga Frangaj me 60% dhe bashkëshortja e tij Alba Gina me 40%.
Përgjatë viteve, Frangaj është përfshirë në themelimin apo blerjen e shumë kanaleve të tjera televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të tilla si "Klan Kosova", "ABC Neës" dhe "Klan Macedonia". Frangaj nisi gjithashtu platformat "Satellite+" më 2004 dhe "Supersport" më 2006, përmes aksioneve nën pronësinë e bashkëshortes. Sot, grupi mediatik i tij përbëhet nga "TV Klan", "Klan Neës", "Klan Plus" dhe "Klan Macedonia" si dhe "Radio Klan", ndërsa bashkëshortja e tij Gina ka 8% të aksioneve në platformën "Digit-Alb" në Shqipëri.
Frangaj konsiderohet si pranë qeverisë, pavarësisht se kush është në pushtet. Më 1996 ai garoi për në parlament por nuk u zgjodh. Ai është cilësuar shpesh në publik si përfituesi më i madhi parave të reklamave shtetërore gjatë fushatave të viteve 2008-2010, kur Sali Berisha ishte kryeministër.
Më 2015, ai u rikthye në sytë e publikut pasi në rrethana të paqarta nisi të ndërtojë në një fushë të gjelbër në kompleksin e quajtur "Laguna Blue" pranë qytetit bregdetar të Durrësit. Ai mohoi akuzat dhe vijoi të zgjerojë biznesin e ndërtimit.
Më 2019, Frangaj bashkëthemeloi "AS Construction" me grupin "Balfin" nën pronësinë e biznesmenit Samir Mane. Në mars 2020, Frangaj mori 100% të kompanisë. Më 2022, Frangaj financoi gjithashtu kompaninë Irea.al me aktivitet në sektorin e pronave të patundshme.
Biznes
Transmetime televizive
TV Klan (Maqedonia e Veriut)
TV Klan (Shqipëri)
Media 66 (Shqipëri)
Lottery
PORTAT E FATIT (Shqipëri)
Platformë video
SATELLITE + SH.A. (Shqipëri)
Platformë video
Ndërtim
AN.NIK
ALIAS DEVELOPMENT
ALBANIA 2017
AS CONSTRUCTION
IREA.AL (Albania)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Bashkëshorte e Aleksandër Frangaj dhe shfaqet në shumë biznese të familjes.
është gazetar dhe vëllai i Aleksandër Frangaj si dhe kryeredaktor i TV Klan.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
