Family Velija
Familja Velija është një familje e mirënjohur biznesi në Maqedoninë e Veriut, e cila është pronare e kompanisë "VeVe Group" dhe televizionit "Alsat-M". "VeVe Group", një nga kompanitë më të mëdha të konsulencës në vend që ofron shërbime në energji, transport, mjedis dhe sektorë të tjerë.
Ajo punon me institucionet shtetërore dhe kompanitë e mëdha në shumë vende në rajon. "Alsat-M" është kompani bijë e "VeVe Group". Kryesori në vendimmarrjet e biznesit të familjes konsiderohet se është Ferik Velia, drejtor i përgjithshëm i "VeVe Group" dhe i kompanisë së transmetimeve komerciale "Alsat-M".
Megjithëse ai është menaxher dhe personi përgjegjës për të dy kompanitë e familjes, ai ka një aksion shumë të vogël mbi to, vetëm 0.07 % të "Alsat-M".
"VeVe Group" ka nën pronësi 99.86% të "Alsat-M", dhe pronësia e familjes ndahet mes mamasë së Ferikut, Imihane Velia me 88 për qind dhe bashkëshortes së tij Zana Velia me 12 %.
Zana Velia punon si menaxhere projektesh te "VeVe Group", ndërsa Imihane Velia, përveç të qenit e pranishëm në strukturën e pronësisë, nuk duket në publik dhe nuk ka rol të dukshëm më bizneset e familjes.
Biznes
Transmetime televizive
Alsat M (North Macedonia)
Konsulencë
Ve Ve Group (Balkans)
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
